Shkodër, femra në nivele minimale përfaqësimi
16/04/2005 Studimi në gjithë Qarkun
SHKODËR - Në Qarkun e Shkodrës, gruaja është shumë pak aktive në shoqëri në krahasim me meshkujt. Ky përfundim ka dalë nga një studim i bërë nga shoqata “Gruaja në Drejtim”, gjë që bie ndesh në një farë mënyre me programet e partive politike, që përmbajnë ide zhvilluese në lidhje me përfshirjen dhe aktivizimin e një numri të madh femrash. Studim–anketimi i bërë në tre rrethet e këtij Qarku, Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, ka nxjerrë se përfaqësimi i femrave në organet e pushtetit vendor, është shumë ulët. Në këtë Qark, duke marrë qoftë fshatrat, apo qytetin, nuk ka asnjë femër në postin e kryetarit të Bashkisë, kryetarit të këshillit të Qarkut, apo të këshillit Bashkiak, kryetar komune apo qoftë edhe në kryepleqësitë e fshatrave. Po të shohim shifrat e përfaqësimit të grave në parti, vërehet se në Qarkun e Shkodrës, 13-25% të militantëve të partive janë femra dhe më keq akoma paraqitet gjendja në postet drejtuese të partive. Duke parë shifrat në dy partitë më të mëdha në vend, shihet se vetëm 4.5% e anëtarëve të kryesisë së Partisë socialiste janë femra, ndërsa në PD shifra është disi më e madhe dhe ka arritur në 13.8 për qind.