Dy ditë, katër të arrestuar
16/04/2005 Policia mësyn në Tropojë
Arrestimet e djeshme në Bajram Curri pasuan një tjetër arrestim të dy ditëve më parë, duke e çuar në katër numrin e të prangosurve. Pikërisht, dy ditë më parë, një ish i arratisur nga burgjet, gjatë trazirave të vitit 1997, ra në prangat e policisë, pas një rezistence prej disa minutash.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Rendit Publik, mësohet se rreth orës 14.00 të ditës së enjte, në qytetin e Bajram Currit, pas një operacioni të policisë u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Afrim Biberaj, 31 vjeç, lindur e banues në Shoshan të Tropojës.
“Gjatë operacionit, ky shtetas, duke qenë i armatosur, fillimisht ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, por pa shkaktuar dëme në radhët e policisë dhe tek i shumëkërkuari. Pas dorëzimit ndaj tij është marrë masa e arrestit”, njoftohet zyrtarisht nga Ministria e Rendit Publik, e cila ka mohuar të ketë pasur shkëmbim zjarri.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Afrim Biberaj ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi është autor i vrasjes së shtetasit Ibrahim Mustavataj.
Ngjarja, për të cilën akuzohet Biberaj dhe për të cilën edhe është dënuar me vendim gjykate, ka ndodhur më 18 korrik 1994, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dragobisë” në Tropojë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Tropojë, më datë 13 shtator 1995 e ka dënuar shtetasin Afrim Biberaj me 11 vjet heqje lirie. Duke përfituar nga situata e rënduar, krijuar në mars të vitit 1997, ky shtetas është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe i ka mbetur të vuaj dhe 9 vjet heqje lirie.