Saltzman: Të përzgjidhen kandidatë larg interesave ekonomike
16/04/2005 Ambasadori i KE, thekson se përzgjedhja e gabuar ul pjesëmarrjen në votime
Ambasadori i Këshillit të Evropës në Shqipëri, Luts Saltzman, ka kërkuart prej forcave politike në Shqipëri që në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të krijojnë distancë nga figurat që kanë interesa ekonomike. Në një konferencë të dhënë për shtypin, ai tha se "ajo që është e rëndësishme për zgjedhjet është besuesmëria e tyre, duke filluar që nga besueshmëria e kandidatëve për deputetë". Në këtë mënyrë, përzgjedhja e kandidatëve të gabuar do të sillte dhe një ulje të pjesëmarrësve në votime. "Ne shpresojmë që kandidatët që janë shpallur nga partitë politike të kenë një distancë me interesat ekonomike dhe nëse do të ekzistojë pabesueshmëria e kandidatëve, që propozohen dhe pabesueshmëri në proces, votuesit nuk do të kenë besim", theksoi Saltzman. Megjithatë, ai ka mohuar se ekzistojnë të dhëna për përzgjedhjen e kandidaturave të padëshiruara, duke shmangur dhe deklarata për emra nominalë. "Ne, për momentin, nuk kemi dijeni për kandidatë, të cilët janë përfshirë në gabime kriminale dhe nuk i takon Bashkimit Evropian të bëjë vlerësime të tilla. Por, siç e përmenda më parë, ne jemi të shqetësuar për fenomenin e krimit në Shqipëri dhe presim që gjitha partitë politike të vënë kandidatë që janë të lirë nga ky lloj krimi, që nuk janë të ndikuar prej tij", tha Saltzman. Ndërsa në lidhje me letrën që parlamentari i BE-së, Rehn, i ka dërguar qeverisë shqiptare, Saltzman thekson se vihet re një zbatim i kërkesave. Por, ai vë theksin në luftën kundër korrupsionit si dhe të krimit të organizuar. Sipas tij, këto fenomene janë më shqetësuese për Bashkimin Evropian. përfaqësuesi i Bashkimit Evropian vlerëson se janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, ato që do të vendosin përfundimisht mbi integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike.