Meta: Axhemi kandidat i LSI në Laprakë
16/04/2005 Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje një miting në zonën e Laprakës, në Tiranë ku u prezantua kandidati për deputet të kësaj zone, Nënkryetarin e LSI-së, Prof.Dr. Sokol Axhemi. Në takim Meta u shpreh se ju keni nevojë për një deputet që është i dashur me njerëzit dhe jo që bezdiset nga ata. "Keni nevojë për një deputet katër vite pranë jush dhe midis jush, që t’ju kuptojë dhe t’ju përfaqësojë me dinjitet në Parlament, në qeverisje, në opinionin publik dhe jam i bindur se Prof.Dr Axhemi i plotëson të gjitha këto kërkesa", tha Meta. Ai shtoi se në këto 7 muaj u kemi treguar shqiptarëve se jemi të gatshëm që të kontribuojmë me vendosmëri për t’a ndryshuar këtë situatë, për t’a mbyllur këtë tranzicion dhe për të hapur një etapë të re dhe një periudhë të re për vendin tonë, që është ajo e zhvillimit dhe e integrimit, periudha e ndërtimit të një shteti të vërtetë ligjorë. Meta nënvizoi se LSI me këto zgjedhje do të mbylle një kapitull të vjetër të së majtës në Shqipëri që është e majta për vete dhe do të hape një kapitull të ri për të majtën në Shqipëri, që është e majta për shqiptarët, për Shqipërinë dhe për interesat kombëtare