Bushati:Reformat,prioritet i qeverisë
Sekretari politik dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në PDK-në e Anton Gurakuqit, Zef Bushati, përshëndeti dje nënshkrimin e protokollit të aderimit të Shqipërisë në Aleancën e NATO-s.
Gjatë një prononcimi për mediat, Bushati tha se, “PDK shpreh bindjen se reformat kanë qenë dhe do të mbeten prioritet i maxhorancës qeverisëse dhe se kjo maxhorancë e qendrës së djathtë e politikës shqiptare, do t’i përgjigjet me seriozitet çdo kërkese që Aleanca do të bëjë ndaj Shqipërisë, në kuadrin e bashkëpunimit dhe anëtarësimit në të”. Sipas tij, “PDK-ja si parti e koalicionit qeveritar do të punojë së bashku me PD-në dhe partitë e tjera të koalicionit edhe më shumë për ta merituar sa më shpejt të jetë e mundur anëtarësimin e plotë në NATO”.