“Integrimi, jo proces datash”
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje gjatë tryezës me temë “Reformat, stabiliteti dhe integrimi euro-atlantik”, se procesi i integrimit nuk është proces datash me limite të mbivendosura.
Sipas saj, “më e rëndësishme se datat është fakti se ky proces ka mbërritur tashmë në një fazë shumë të mire. Jemi në një klimë shumë më të besueshme, e cila për hir të së vërtetës s’ka qenë asnjëherë më parë e tillë. Ky proces do të kishte qenë më i shkurtër nëse negociatat nuk do të kishin zgjatur aq sa zgjatën, pra tre vjet”. Bregu theksoi se, “gjithsesi sot ne mund të themi me bindje të plotë se ky është një proces i pakthyeshëm. Nëse më parë Shqipëria shihej me skepticizëm nga strukturat e BE-së, sot vlerësimet që mbërrijnë prej andej janë shumë të qarta e pozitive, në kriterin politik, në standardet evropiane e sidomos në kriterin ekonomik”.