Financimi i partive, PD propozon ndryshimin e ligjit
Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ende nuk ka hyrë në diskutimin e çështjeve pikante të tij, si komisionet zgjedhore, grupet e numërimit apo dokumenti me të cilin do të votohet.
Aristir Lumezi
Dje anëtarët e komisionit kanë rënë dakord në një pikë, në nevojën e një kodi të ri zgjedhor dhe jo të arnimit të Kodit aktual, pasi ndryshimet pas përcaktimit të sistemit zgjedhor, në proporcional rajonal, janë thelbësore. Partia Socialiste edhe pse ka hartuar një draft të saj, ende nuk e ka paraqitur atë të detajuar në komisionin parlamentar, ndërsa Partia Demokratike nuk ka dhënë shenja se ka një projekt për Kodin zgjedhor. I vetmi propozim nga ana e maxhorancës, ishte ai i bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm, Ilir Rusmali, i cili paraqiti një draft për partitë politike dhe financimin e tyre. Por ky propozim i bashkëkryetarit demokrat është parë jo me shumë optimizëm në komision, pasi anëtarë të tij kanë argumentuar se mandati i tyre është vetëm përfundimi i kodit zgjedhor, i cili duhet të përfundojë brenda muajit korrik. Një çështje tjetër e diskutueshme gjatë mbledhjes së djeshme ka qenë dhe mënyra se si do të përfshihen në kodin zgjedhor kapitulli i referendumeve. Pas diskutimeve është vendosur, që ky kapitull të vendoset në kod, por debati dhe përfundimi i tij t’i përkasë një periudhe të dytë, pasi të kenë kaluar çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Sot pritet të mblidhet sërish komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili do të merret me parimet e përgjithshme të sanksionuara në kodin zgjedhor. Komisioni i për Reformën zgjedhore u ngrit me propozim të Partisë Socialiste dhe u mbështet nga partia më e madhe e maxhorancës. Në angazhimin dypalësh të dy partive u vu re një vullnet i tyre për ta përfunduar reformën zgjedhore brenda sesionit parlamentar veror. Kjo është parë periudha më e përshtatshme, pasi rreth 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, partitë politike kërkojnë të kenë përfunduar aspektin ligjor të zgjedhjeve. Por pritet që pika të nxehta të kodit të jenë përbërja e komisioneve zgjedhore të të gjitha niveleve, propozimi për të cilat është dhe me tre anëtarë, PD-PS dhe një gjyqtar, i cili nuk do të pranohet nga partitë e vogla në parlament.
Berisha: Presidenca franceze,e rëndësishme për Shqipërinë
Kryeministri Sali Berisha tha dje se presidenca franceze do të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin. Duke folur në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, për gazetaren Briseida Mema, kreu i qeverisë tha se “Presidenca franceze e BE-së është shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Evropën. Franca është vend themelues dhe promotor i Bashkimit Evropian. Jam i bindur se agjenda e shpallur nga Presidenti Sarkozi do të arrihet dhe procesi i integrimit do të konsolidohet më tej. Në këtë kontekst, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende shumë të interesuara për avancimin e proceseve integruese, do të kenë një dialog të hapur dhe intensiv me kryesinë e radhës të BE-së, por edhe me qeverinë franceze”. I pyetur mbi iniciativën e Presidentit francez Sarkozi për Unionin e vendeve Mesdhetare, kreu i qeverisë u shpreh se, “Bashkimi Evropian nuk ka nevojë të jetë e rrethuar me mure, por përkundrazi, është në interesin më të mirë të BE-së që të ketë dialog dhe bashkëpunim me fqinjët e saj dhe ndër ta, fqinjët e Mesdheut janë fqinjët e parë të BE-së. Unë mendoj se ky bashkëpunim në të ardhmen mund të ketë efekte pozitive dhe mund të zgjerohet”.