Koçi: PS të distancohet nga afera e 21 prillit
Deputeti socialist Petro Koçi kërkoi dje në emër të bashkimit të PS-së një korrigjim të asaj që ndodhi në 21 prill.
“Përçarja e PS para zgjedhjeve të 2009-ës mund të korrigjohet vetëm me një rishikim serioz dhe të përgjegjshëm të mënyrës së administrimit të partisë dhe distancimit nga afera e 21 prillit me Sali Berishën”, tha Koçi. Sipas tij, “mbetet urgjente nevoja për distancimin e PSSH nga afera e 21 prillit me Sali Berishën! Kjo bashkon jo vetëm PSSH, por edhe gjithë opozitën. Shumë socialistë të vërtetë janë në pritje të reflektimit të institucioneve drejtuese e vendimmarrëse të partisë”. Ish-anëtari i kryesisë socialiste, apelon që t’i jepet fund ndarjes në PS sipas sloganeve “politikë e re dhe politikë e vjetër”. “Në parti është nevojë urgjente rrëzimi i murit të Berlinit që ngriti mentaliteti i vjetër i lidershipit të partisë nëpërmjet ndarjes ‘politikë e re, politikë e vjetër’! Gjithpërfshirja dhe bashkimi nuk mund të realizohen kur në mbledhjet e asamblesë nxiten thirrjet: Kush të dojë të rrijë, kush të dojë të iki”! dhe as duke fërkuar duart kur Luan Rama largohet drejt socialistëve të LSI-së.