Miqesore: Tirana humbet me Shkumbinin 1-3

Sot mbasdite ekipi i Tiranës është mundur me lojë dhe rezultat nga ekipi i Shkumbinit të Peqinit (1-3). Ekipi i drejtuar nga Astrit Hafizi ka bërë një paraqitje shumë të dobët duke zhgënjyer të gjithë të pranishmit në stadium ta cilët gjatë pjesës së dytë kanë shpërthyer ne të shara e ofendime ndaj ekipit kampion. Pjesa e parë edhe për shkak të terrenit të rrëshqitshëm nuk qe e një niveli të lartë. Rezultati i pjesë së parë përfundoi me fitoren e peqinasve 2-1 me gola të Dervishit dhe të Xhyrës, ndërsa për kampionët e Tiranës shënoi Abazaj. Në pjesën e dytë u bënë disa zëvëndësime me qëllim që të provoheshin të gjithë lojatër dhe skemat e mundshme nga të dy trajnerët. Loja në pjesën e dytë erdhi duke u bërë më e bukur me aksione rrjedhëse nga krahët nga të dyja skuadrat dhe do të jenë Tiranasit që do të barazojnë me anë të sulmuesit Abazaj. Por në këtë moment fillon edhe loja e ndizet. Peqinasit pas një goditje dënimi dhe të shënojmë me anë të Kucit por për shkak të një ekzekutimi të gabuar, arbitri ka dhënë faull në dëm të ekipit të Shkumbinit dhe ka anulluar sipas rregullores golin e peqinasve. Pas disa minutave në mesfushë loja bëhet shumë e shpejtë nga krahët dhe janë të parët Tiranasit që sulmojnë dhe pa rezultat. Goli i tretë dhe i fitores për peqinasit shënohet pas një goditje dënimi, ku pas një harkimi të Kucit, është Ndoni që më kokë ka fundosur kryeqytetasit dhe mbyllur gjithë takimin.