E Shtunë, 31 Tetor 2026

Live: Rezultati perfundimtar, Slloveni-Shqipëri 0-0

Komenti, pjesa e dyte
90+3. Përfundon ndeshja 0-0. Barazimi i dytë me Slloveninë dhe i treti në transfertë për Shqipërinë, pas atyre me Bjellorusinë (2-2) dhe Bullgarinë (0-0). 90+2 Rusic ndërhyn keq ndaj Currit. Faull për Shqipërinë. Beqaj gjuan një top të gjatë. 90+1 Janë dhënë 3 minuta shtesë. Më agresive Shqipëria, Baric kërkon fitoren tashmë. Jahmir Hyka hyn në vendin e Skelës. 90' Nevil Dede ka humbur një rast të madh, shumë afër godet rrjetën e jashtme. Ishte Curri që dha pasin e madh. 86' Rrustemaj spastron zonën nga rreziku. Në formë Blerimi, po e justifikon veten. 85' Vangjeli fiton një tjetër faull. Një zakon i tij mesa duket kjo. 82' Beqaj shpëton portën tonë për mrekulli. Sllovenët ekzekutuan një goditje të lirë nga ana e djathtë e sulmit të tyre. Lavric me kokë, por Arjani pret duke shmangur një gol të sigurt. 81' Alban Bushi hyn në fushë në vend të Klodian Duros. Shqiperia me dy sulmues. 80' Sllovenia ndëshkohet me karton të verdhë, Krkic. 80' Beqaj shpëton Shqipërinë kur del jashtë zonë dhe largon topin me kokë 78' Bogdani jep një top të bukur për Skelën, fantazisti i Energi Kotbus vonon shumë, organizohen sllovenët dhe kalojnë topin në goditje kendi. 77' Rusic i Sllovenisë ndëshkohet me karton të verdhë. 76' Duro pranë golit, me një roveshatë të bukur por të lehtë për portierin Handanovic. 74' Curri fiton një duel ajror me Lavric në zonën e vogël të portës. Bravo Curri. 73' Dede gabon, Rrustemi detyrohet të shkaktojë faull. Goditje dënimi nga 20 metra. Valter Birsa gjuan në mënyrë të gabuar, shumë metra mbi traversë. 72' Lojë e zbehtë në mesfushë. Vangjeli fiton një faull. Shumë faulla të fituar nga mbrojtësi. Duket si një mjeshtëri e tij. 67'Hamdi Salihi del në nxehje. Bogdani paraqet probleme fizike. Del edhe Jahmir Hyka në nxehje. 66' Skela bën një finte të bukur, lëshon topin pranë vijës së portës, por Bogdani ishte i pa vemëndshëm. Fitojmë një goditje kendi, por pa rrezik. 65' Sllovenia, ndërrim: Novakovic del, hyn 63' Zëvendësimi i parë: Hyn Devi Muka, del Altin Haxhi. Baric kërkon më shumë theks sulmues. Haxhi ruhet edhe për Bullgarinë. Vangjeli kalon në anën e majtë të mbrojtjes. 61' Klodian Duro tenton nga larg portën, pa problem për Handanovic. 57' Vangjeli nis një top për Skelën, i cili rrëzohet në zonë. Asnjë problem për gjyqtarin. 53' Bogdani merr një goditje me bryl. 51' Goditje kendi për Shqipërinë. Top i ulët, Curri nuk arrin ta kontrollojë sferën. 49' Presing i Skelës fiton një rivënie ansësore. Ervin Bulku humbet një rast të mirë, nuk goditi portën, pasi pa Lalën mbrapa. 47' Në nxehje del edhe Devi Muka. 46' Nuk ka asnjë ndërrim. Bushi është gjithsesi në nxehje.

PJESA e PARE. Slloveni-Shqipëri. Nis takimi ne Celje. Topi i parë për Sllovenine. Terreni është i rrëshqitshëm në "Arena Petrol". Minutat e para më të vrulshme për formacionin e Matjazh Kek. Goditja e parë është e sllovenëve. Komenti Kundërshtarët tanë më të rrezikshëm, por dhe kuqezinjtë mundohen të organizohen me anë të kundërsulmit, kur luajmë me vetëm një sulmues. Në stadium janë rreth 6500 shikues, ku me shumë se 1500 janë shqiptarë. Baric nuk ndihet i kënaqur deri tani (min.10) dhe është gjithmonë më këmbë. Blerim Rrustemaj në ndeshjen e tij të parë me përfaqësuesen duket mjaft i sigurt në ndërhyrjet e tij. Altin Haxhi ben një kalim të bukur në thellësi, lëshoi topi te Ervin Bulku, edhe ky në ndeshjen e parë me Baricin, por topi i goditur nga mesfushori i Krivbasit përfundon mbi transversë. Curri ndëshkohet me karton të verdhë, protestë ndaj gjyqtarit, për një faull të bërë nga Vangjeli. Goditje dënimi për Sllovenët nga 20 metra larg. Pa rrezik. 25' Sllovenët rrezikojnë seriozisht,pas një slalomi të gjatë në zonë, Lavric goditi fuqishëm,por për fat jashtë kuadratit. Sllovenët pretenduan gjatë këtij aksioni edhe për një penallti, për një faull të paqenë të Dedes. 28' Klodian Duro fitoi një faull në krahun e majtë të sulmit. Goditjen e ekzekutoi Skela por pa rrezik për mbrojtjen sllovene që largoi topin. 30' Rasti më i madh për gol. Skela i lëshoi një korridor të jashtëzakonshëm për Vangjelin prapa shpinës së kundërshtarit, por mbrojtësi i Arisit vonohet, pasoi më vonesë te Bogdani, që humbet edhe mundësinë për të shënuar golin e parë. 32' Kombinacione Vangjeli-Lala në zonën e mesfushës. Kombërtarja jonë ka zënë mesfushën. Duro fiton një tjetër faull. Loja jo spektakolare, por me shumë grintë dhe cinizëm nga të dyja formacionet. Shqipëria më mirë në krahun e majtë të sulmit ku vepron Klodian Duro. 35' Nevil Dede neutralizon një rast të rrezikshëm të sllovenëve, pas gabimit në pasim të Kristi Vangjelit. 37' Curri shkakton një faull, 20 metra në vijë të pjerët. Ekzekutojnë sllovenët dhe Lavric rrezikon me kokë. Një rast që mund të na ndëshkonte, por loja është sërish 0-0. Minuta të mira për vendasit që shihen më shumë pranë zonës sonë edhe pse nuk kanë raste të pastra. 39'. Bogdani tenton të zërë në bëfasi mbrojtjen sllovene, mbrojtja largon topin që përfundon te këmbët e Kristi Vangjelit. Mbrojtësi i ri gjuan nga larg por në mënyrë të gabuar. Një mjeshtër mund të kishte shënuar. Baric duket nervoz me gjyqtarin e katërt. 40' Bogdani tenton trekendëshin e portës, por Hamdanovic e dërgon në goditje këndi. 41' Skela ka një rast të mirë, fitojmë një tjetër goditje kendi. 42' Novakovic simulon në zonën tonë, por gjyqtari nuk e ndëshkon me karton të verdhë. Lojë mesatare. Blerim Rrustemi mbyll mirë zonën. Trajneri Matjazh Kek shumë nervoz në bankinë. Baric më i qetë. 44' Curri në një gabim të pafalshëm. I dhuron topin kundërshtarit, por Dede neutralizon cdo gjë. 45' Dede shkakton një faull ndaj Lavric. Baric i nervozuar. Goditje dënimi, topi arrin te Lavric, i cili me kokë rrezikon seriozisht portën tonë. Meritë e Arjan Beqaj, që tregon aftësitë e tij. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Priten ndryshime në pjesën e dytë, ku pritet futja e Hamdi Salihit. Pjesa e dyte FORMACIONET Sllovenia: Samir Handanovic, Udineze (Itali), Misho Brecko, Hamburg , Bojan Jokic, Sosho (Francë), Fabijan Cipot, Lucerne (Zvicër), Mitja Merec, Makabi Herclija (Izrael), Anton Zhlogar, Anorthosis Famagusta (Qipro), Andrazh Kirm, Domzhale (Slloveni), Robert Koren, Uest Bromuic (Angli), Valter Birsa, Sosho (Francë), Milivoje Novakovic, Këln (Gjermani 2), Klemen Lavric, Duizburg (Gjermani 2) Shqipëria: Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta (Qipro), Debatik Curri, Vorskla Potlava (Ukrainë), Nevil Dede, Tirana (Shqipëri), Kristi Vangjeli, Aris Selanik (Greqi), Blerim Rustemaj, Hosters (Danimarkë), Altin Haxhi, Ergotelis FC (Greqi)-Devi Muka, Ervin Bulku, Krivbas (Ukrainë), Altin Lala, Hanover 96 (Gjermani), Ervin Skela, Energi Kotbus (Gjermani), Klodian Duro, Tirana (Shqipëri)- Alban Bushi, Erjon Bogdani, Livorno (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›