E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi i nervozuar: Nuk mund të më lënë jashtë

• Alban Bushi nuk e ka pritur aspak mirë faktin që trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, më 21 shkurt do të jetë në Selanik, por nuk ka planifikuar asnjë takim me të, pasi vëmendja e tij do të jetë e përqendruar te mbrojtësi Kristi Vangjeli.Jetmir HalilajAi është një ndër të pakët lojtarë të brezit të vjetër dhe e ka nuhatur se ky mund të jetë një sinjal i fortë për ta lënë jashtë përfaqësueses lojtarin, por nuk do ta pranonte kurrë një formë të tillë. “Së pari dua të them se askush nuk e ka vendin me tapi në Kombëtare, por mendoj se çdo lojtar që ka veshur fanellën e përfaqësueses duhet të trajtohet në mënyrën e duhur. Nuk e dija që trajneri i Kombëtares do të vijë në Selanik më 21 shkurt dhe më vjen keq që askush nuk më ka lajmëruar për këtë. Megjithatë do të më vinte keq akoma më shumë nëse ai do të vinte deri aty dhe nuk do të më kontaktonte, qoftë edhe për hir të asaj çka kam dhënë në përfaqësuese, ka thënë sulmuesi i Apollon Kallamarjasë. Nuk do të më vinte aspak mirë që ai të vendosë të më lërë jashtë Kombëtares pa më vëzhguar njëherë nëse unë jam ose jo në gjendje të jap kontributin tim për fanellën kuqezi. Ky do të ishte një paragjykim i hapur. Çdo trajner ka projektin e tij në kokë, por unë kam një eksperiencë të hidhur nga edicioni i kaluar, ku megjithëse isha në një formë të shkëlqyer, trajneri nuk më grumbullonte, për shkak se kështu i kishin shkuar atij direktivat nga Shqipëria, ose më saktë nuk ia kishin dhënë fare emrin tim. Nuk do të ishte aspak e ndershme që të përsëritej e njëjta gjë, pra në fillim të më lënë jashtë e më pas të më thërrasin. Nuk besoj se e meritoj një trajtim të tillë. Ai le të më grumbullojë në ndeshjet miqësore dhe pasi të më ketë parë duhet të vendosë”. Bushi nuk ka luajtur në ndeshjen e djeshme kundër Ergotelisit, pasi vazhdon të ketë probleme fizike. Trajneri i Kombëtares ka qenë dje në Livorno të Italisë dhe në Nisë të Francës, ku ka parë dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdanin e Lorik Canën. Sipas zyrtarëve të FSHF-së, tekniku kishte planifikuar edhe një takim me dy futbollistët. Bogdani luajti 16’ minutat e fundit të ndeshjes kundër Xhenoas, që përfundoi 1-1, ndërsa Cana luajti... në ndeshjen që përfundoi ...Bogdani Bogdani ka luajtur vetëm 16’ minuta kundër Xhenoas në ndeshjen e djeshme që përfundoi 1-1, por nuk ka mundur të ndihmojë ekipin e tij që fitonte, pasi Livorno është barazuar në minutat e fundit, edhe pse Xhenoa ishte me 10 futbollistë në ato momente. Ndeshjen e ka parë nga afër trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ari Han.Tare Ndërkaq, Igli Tare nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen e djeshme kundër Empolit, teksa Lacio e tij u mund në transfertë me rezultatin 1-0. Ujkani e Çani janë stërvitur rregullisht te Palermo, por nuk kanë luajtur asnjë minutë në humbjen 3-1 kundër Torinos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›