E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunxhëria, në gjurmët e alternativave për zhvillim

• “Na fakt o vëlla, po qe se një popull ia njeh nevojat, tokën, qiellin dhe fqinjin, mund të gjesh vetë ligjin e fitoreve të tij, si dhe përsenë e ngjitjes së tij në shkallën e shpresës që ai ka. Niçe”. Bazuar mbi këtë thënie, profesor, doktor Arqile Bërxholi, nuk ka pushuar së hulumtuari mbi vendin e origjinës së tij, Lunxhërinë. Vendin, të cilin ai e njeh që në rrënjë, për të cilin ka shkruar, ka thurur vargje, sot na e paraqet nëpërmjet një dokumenti të rëndësishëm, një dokument studimor në kërkim të alternativave të reja, të parin e këtij lloji në Shqipëri. Natyrisht, i formuluar në formën e një libri, ky dokument është një alternativë ku jepen mendime, sugjerime e formulime të ndryshme për disa fusha zhvillimi, por kjo nuk është një “tabu”. Nënshtrimi i tij ndaj një debati të hapur me të gjithë ata që direkt janë objekt i problematikave, do të sjellë pranimin e mospranimin, apo përsosjen e alternativave duke nxitur alternativa të reja e dobiprurëse. Ndërsa dokumentet që ka shfrytëzuar për këtë botim janë si nga pushteti vendor, ashtu edhe ai lokal ku flitet njëkohësisht për popullsinë, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, trashëgiminë kulturore e arkeologjike. Sipas Bërxholit, është me vend të theksohet se krahina e Lunxhërisë, dallohet për potencialet mjedisore nxitëse të zhvillimit të qëndrueshëm. Po kaq tradicionalisht sipas tij, kjo krahinë është e njohur për nivel të mirë kulturor e arsimor, për llojshmëri prodhimesh e vlerash të larta, prodhime biologjike si për konsum publik e prodhues. “Historia e krahinës është mjaft e pasur për tregun e konsumit turistik, duke u kthyer ndoshta si pioniere apo “qoshja më e ngrohtë” në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ndërkohë popullsia e kësaj krahine të njohur është mësuar të bashkëjetojë në komunitete pa konflikte dëmprurëse për biznesin. Por shtysa për zhvillimin janë edhe tradita popullore, këngët, vallet, veshjet, procesionet fetare e festat e komunitetit, që përbëjnë një fond të artë e me shpresa zhvillimi”, tregon profesori. Ndërkohë në dokumentin e sapohartuar gjuha me të cilën është shkruar, është tepër e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë. Synimet janë të qarta, të kapshme nga ana sociale, ekonomike dhe nga ana mjedisore. Dokumenti “Lunxhëria-pasuritë dhe shpresat e zhvillimit” ka karakter mikrorajonal, duke dalë jashtë kufijve të sotëm administrative të njësive vendore lokale. Autori veçon në këtë dokument se me interes kanë qenë investimet, vrojtimet në terren, bisedat individuale etj. Sipas tij, ish-socializmi cenoi po aq rëndë si mjedisin gjeografik edhe atë historiko-kulturor, ku shumë vlera humbën, u keqtrajtuan, u tjetërsuan, por përsëri rigjenerimi kërkon punë të madhe e ridimensionim. Dokumenti alternativ i ofruar përmban synime afatshkurtra, afatmesme e afatgjata, si dhe mjaft tregues të kapshëm sasiorë. Gjatë procesit të punës synimet janë përsosur, ndryshuar, zëvendësuar si nevojë e përditësimit të alternativës. Ndërkohë sipas Bërxholit, donatorët, si elementi më i spikatur në këtë dokument do të mund të gjejnë atë ç’ka ju intereson në përzgjedhjen e ndërhyrjes ekonomike të tyre. 170 km2përfshin Lunxhëria, një nga krahinat që përbëjnë sot rrethin e Gjirokastrës. Ajo shtrihet përgjatë shpatit perëndimor të malit të Lunxhërisë. 6422 banorekishte Lunxhëria në fillim të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI kishte 7256 banorë. Në shekullin XV-të u shënuan në të 16 vendbanime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›