Digjet shtëpia e ish-kreut të pyjores
• RRESHEN – Përfshihet nga flakët banesa e ish-drejtoreshës së ndërmarrjes pyjore në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe në të gdhirë, shtëpia e Pashke dhe Kol Markut ka qenë e shkrumbuar plotësisht.Asnjë familjar nuk ndodhej në banesë, duke bërë që zjarri të vërehet nga fqinjët që lajmëruan zjarrfikëset e Rrëshenit. Gjon Ndoci, i cili e ka shtëpinë shumë pranë banesës së djegur thotë se i kanë parë flakët vetëm kur ai ka përpirë çatinë. Forcat e policisë me shumë vështirësi janë afruar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur që të bëjnë asgjë për të shpëtuar banesën e Markut. Puna e tyre është fokusuar për të shpëtuar banesat e tjera përreth pasi era e fortë mund të përçonte flakët tej kufirit të oborrit të shtëpisë që po digjej. Pronarët e kanë cilësuar zjarrvënien si të qëllimshme, duke kërkuar hetim nga organet kompetente. r.n