Bushi përkrah anëtarësimin e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO
"Anëtarësimi në NATO, avantazh për një ushtri moderne”, - tha Bushi. Presidenti përjashtoi ndërtimin e bazave të NATO-s në Kroaci
“Do të përkrah ftesën për anëtarësim në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Xhorxh Bush në një intervistë dhënë medias kroate, rumune dhe ukrainase. Në një konferencë të përbashkët shtypi me gazetarë nga Kroacia, Rumania dhe Ukraina, Bushi u shpreh se vizitat e tij të ardhshme në këto tre vende ishin të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe për NATO-n. ”Unë do të përkrah faktin që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia të ftohen për t’iu bashkuar Aleancës”, - deklaroi presidenti Bush. I pyetur për kontributin e Kroacisë në Aleancë, veçanërisht për ndërtimin e bazave ushtarake apo detare në territorin e saj, Bushi përjashtoi ndërtimin e bazave të NATO-s në Kroaci. “Nuk kemi si qëllim ndërtimin e bazave të përhershme në Kroaci, por, të jesh pjesë e NATO-s përbën një avantazh për një ushtri moderne”,-theksoi presidenti amerikan. Ndërkohë, Bushi ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë pas Samitit të NATO-s në Bukuresht. Takimi i caktuar me nxitim do të zhvillohet në fund të një turneu në Europë, ku presidenti amerikan gjithashtu do të shkojë në Ukrainë dhe Kroaci. Në takimin e Bukureshtit udhëheqësit e NATO-s do të përqendrohen në zgjerimin e Aleancës. Analistë të ndryshëm thonë se Shqipëria dhe Kroacia do të ftohen të hyjnë në Aleancë. Por statusi i Maqedonisë, e njohur zyrtarisht si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, është ende i paqartë. Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Robert Hantër, thotë se Greqia ka kërcënuar t’i vërë veton pranimit të Maqedonisë. “Grekët janë të shqetësuar pasi kanë një provincë të quajtur Maqedoni dhe kanë frikë se dikur mund ta kërkojë atë tokë. Mendoj që grekët duhet të zmbrapsen dhe të pranojnë se një vend mund ta quajë veten si të dëshirojë. Ata duhet të kuptojnë se është më mirë ta kesh këtë vend në NATO, sesa e kundërta. Kjo çështje duhet të zgjidhet”, - është shprehur Hantër lidhur me konfliktin Greqi-Maqedoni, që mund të bëhet pengesë për këtë të fundit që të anëtarësohet në Aleancë. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet në takimin e Bukureshtit është edhe kërkesa e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për fillimin e procesit për anëtarësim. Rusia e kundërshton me forcë futjen e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Aleancë. Megjithatë edhe këto dy vende kanë marrë mbështetjen e presidentit Bush për anëtarësim, i cili do të shkojë në Ukrainë para takimit të nivelit të lartë të NATO-s.
28 Mars 2008