Nis gara për vendet bosh në Gjykatën e Lartë
Afati dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët. Procedurës që do t’u nënshtrohen për të qenë pjesë e kësaj gjykate
Laureta Rryçi
Tiranë - Nis gara për vendet bosh në Gjykatën e Lartë. Presidenti Bamir Topi ka vendosur të zgjidhë shumë shpejt problemin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë, që ekziston prej kohësh. Sipas një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës pohon se kryetari i shtetit ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Të gjithë juristët që janë të interesuar për të qenë pjesë e kësaj gjykate mund të dorëzojnë kërkesën e tyre në Presidencë gjatë këtyre ditëve. Sipas njoftimit, ky proces nuk do të zgjasë shumë, duke iu vënë dhe limit për dorëzimin e kërkesës të gjithë juristëve të interesuar. Ligji e përcakton që numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë duhet të jetë 17. Mirëpo aktualisht në këtë gjykatë ndodhen 15 anëtarë. Ndërkohë që edhe kryetarit të kësaj gjykate, Thimio Kondi, po i mbaron mandati. Megjithatë, ende nuk është e konfirmuar nëse ky proces përzgjedhjeje do të shërbejë edhe për të përcaktuar zëvendësuesin e Kondit.
Kërkesat
Pas një periudhe të konsiderueshme, më në fund duket se vendet bosh në Gjykatën e Lartë nuk do të jenë dhe për shumë kohë të tilla. Kreu i shtetit tashmë e ka deklaruar të hapur procesin e dorëzimit të kërkesave nga të gjithë juristët që janë të interesuar për një detyrë të tillë. Në njoftimin për shtyp thuhet se për të gjithë personat e interesuar afati i fundit për të paraqitur kërkesën pranë Institucionit të Presidentit është data 10 prill e këtij viti. “Presidenti Topi e vlerëson si mjaft të rëndësishëm këtë proces, e veçanërisht transparencën e kësaj vendimmarrjeje për publikun”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Më tej njoftimi shpjegon se në funksion të këtij synimi, pas kësaj date, emrat e kandidatëve do të bëhen publikë dhe Presidenti i Republikës do të nisë konsultimet me grupet profesionale si dhe aktorët politikë.
”I gjithë ky proces, që rrjedh si një detyrim kushtetues i kryetarit të shtetit, do jetë transparent e në respekt të ligjeve në fuqi të standardeve të kërkuara”, - është një nga pasazhet e njoftimit zyrtar.
Përzgjedhja
Kandidatët që duan të jenë pjesë e këtij procesi do të kalojnë një sërë sitash para se t’i gëzohen kësaj detyre në një prej gjykatave më të rëndësishme të vendit. Fillimisht ata që do të dorëzojnë kërkesat natyrisht, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh. Sipas ligjit, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet, ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet. Emrat e gjyqtarëve apo juristëve do të analizohen nga një grup ekspertësh për të përzgjedhur më të mirët. Më pas presidenti do të vendosë se cilët emra do të dërgojë në Kuvend për të marrë pëlqimin e deputetëve. Vetëm ata që do të marrin shumicën e votave mund ta quajnë betejën të fituar për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.
Kushtet për t`u emëruar
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet, ose nga radhët e juristëve të shquar që e kanë ushtruar këtë profesion jo me pak se 15 vjet.
Procedura e emërimit
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë emërohet nga Presidenti i Republikës pasi është marrë më parë pëlqimi i Kuvendit.
28 Mars 2008