E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia dhe Koreja e Jugut do ta njohin Kosovën



Norvegjia pritet ta njohë sot shtetin e ri të Kosovës gjatë një mbledhjeje të rregullt të qeverisë në Oslo. Kështu shkruan gazeta “Express”, duke cituar burimet e saj. Njohja e Norvegjisë do ta çojë në 34 numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Jonas Gahr Store, kishte shpalosur synimin e Norvegjisë për ta njohur Kosovën vetëm 3 ditë pasi Kuvendi e kishte shpallur atë. Sipas gazetës “Express”, zyra e Norvegjisë në Prishtinë do të ndërrojë lokacionin për t’u shndërruar në ambasadë. Kosova pritet të njihet edhe nga Koreja e Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Associated Press”, e cila ka cituar një zyrtar të qeverisë, i cili mësohet të ketë thënë se këtë javë do të njihet pavarësia e shtetit të ri. Këto dy vende i bashkohen SHBA-ve dhe shumë shteteve të Bashkimit Europian në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.

28 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›