E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Mosmiratimi i buxhetit po lë shkollat dhe çerdhet pa ngrohje



Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, akuzoi dje dy partitë e mëdha, LSI dhe PD, se duke mos votuar buxhetin e bashkisë për vitin 2009, po lënë pa ngrohje shkollat dhe çerdhet. Pranë shkollës ''Petro Nini Luarasi'', Shalsi është shprehur: ''LSI-ja dhe PD-ja folën me të njëjtën gjuhë kur treguan sistemin e munguar të ngrohjes në shkollën “Petro Nini Luarasi”, - duke shtuar: ''LSI-ja dhe PD-ja votuan kundër buxhetit të bashkisë për vitin 2009, çka do të siguronte edhe ngrohjen e kësaj shkolle dhe shkollave të tjera të kryeqytetit''. Grupi i këshilltarëve të LSI-së, gjatë një prononcimi të dhënë janë shprehur: ''Votuam kundër buxhetit të bashkisë për vitin 2009, sepse ndër të tjera kemi kërkuar rritjen e fondeve për disa çështje të rëndësishme, sikurse janë ngrohja në çerdhe dhe kopshte, ngritjen dhe funksionimin e qendrave sociale për moshën e tretë, të cilat nuk ishin reflektuar as herën e dytë, kur Këshilli Bashkiak u mblodh për shqyrtimin e buxhetit të bashkisë''.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›