Vilanova për notën 9

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë vlerësimin për trajnerin Tito Vilanova pas javëve të para të tij në detyrë.
“Me Titon, tani për tani i jap notën 9 nga 10. Ai e di mirë se qka kërkon dhe ka marrë disa vendime të mira. Më pëlqen shumë”, deklaroi Bartomeu gjatë një interviste me La Graderia. Ai po ashtu foli edhe për yllin brazilian Neymar i cili vazhdimisht spekulohet me kalim në Nou Camp.
“Neymar ka kontratë me Santosin deri më 2014 por është futbollist i cili do të përshtatej mirë në stilin e futbollit të Barcelonës”, përfundoi ai.