Falcao nuk ‘shtyhet’ me Messin dhe Ronaldon

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao ka thënë se nuk e konsideron veten në garë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon pas dy golave që shënoi në fitoren 4-2 ndaj Real Betisit të mërkurën mbrëma.
Ylli kolumbian ka realizuar shtatë gola në La Liga, një më tepër se Messi dhe tre më shumë se Ronaldo. Por, ai insiston se nuk është në garë me dyshen e lartpërmendur.
“Kurrë nuk kam thënë se dua të garoj me Cristianon dhe Messin. Vetëm dua të shënojë gola dhe ti ndihmoj ekipit tim, asgjë më tepër”, deklaroi Falcao gjatë një konference për shtyp.