Totti, 216 gola në Serie A (video)

Francesco Totti është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në Kampionatin italian pas shënimit të golit të 216-të në barazimin 1-1 me Sampdorian të mërkurën mbrëma. Sulmuesi iu bashkua Giuseppe Meazzas dhe Jose Altafinit në pozitën e tretë.
Caku i tij i ardhshëm është Gunnar Nordahl me 225 gola, por ai do ta ketë vështirë ta zë liderin Silvio Piola i cili ka realizuar 274 gola.
Top 10 golashënuesit janë: 1 Silvio Piola 274, 2 Gunnar Nordahl 225, 3 Giuseppe Meazza, Jose Altafini dhe Francesco Totti 216, 6 Roberto Baggio 206, 7 Kurt Hamrin 190, 8 Giuseppe Signori dhe Alessandro Del Piero 188, 10 Gabriel Batistuta 184.