PSG-Rummenigge, luftë për Ibrahimoviçin

Zyrtari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge dhe Paris Saint-Germain gjenden në luftë. Arsyeja: Zlatan Ibrahimoviç dhe rroga e tij prej gati 15 milionë eurosh në vit.
“Kur kam dëgjuar për pagën e Zlatanit filloi të më dhembte barku. Paga e tij vjetore nuk është e barabartë me atë të Javi Martinezit për pesë vite”, kishte deklaruar Rummenigge. Kurse, tani ka ardhur përgjigja nga presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
“Rummenigge ka problem me pagën e Ibrahimoviçit? Le të vizitojë një mjek. Nuk i paguajmë të gjithë futbollistët aq shumë, janarin e shkuar refuzuam kërkesën e Tevezit pikërisht për shkak të pagës. Por, Zlatan është sulmuesi më i mirë në botë. Të gjithë zyrtarët duhet të punojnë dhe mendojnë vetëm për klubet e tyre. Janë disa rregulla dhe ne i respektojmë ato”.