Wenger i lumtur me largimin e Drogbës

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i lumtur që skuadra e tij do të ndeshet me Chelsean pa Didier Drogbën, për herë të parë pas tetë vitesh.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u largua nga Chelsea për në skuadrën kineze Shanghai Shenhua gjatë verës, dhe Wenger është i lumtur me largimin e tij. Drogba kishte bilanc të shkëlqyeshëm kundër Arsenalit duke realizuar 13 gola në 14 ndeshje.
Andaj, nuk është për habi që Wenger është i kënaqur që ai nuk do të jetë në fushë për përballjen e së shtunës në Emirates. “Nuk e di nëse Chelseat i mungon por mua jo. Ai bëri shumë dëm ndaj nesh”, deklaroi Wenger.