Tetë banda të armatosura, 30 ne trafik droge
30/12/2004 Tetë banda të armatosura, janë në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa anëtarët e rreth 30 të tjerave, ndiqen penalisht për trafik droge. Shumica e “kapove” janë shqiptarë, ndërsa edhe veprimtaria e këtyre strukturave kriminale në një pjesë të mirë të saj, shtrihet në territorin e vendit tonë. Burime zyrtare nga Prokuroria, pohuan dje se organi i hetimeve për Krime të Rënda, gjatë këtij viti, ka hapur procedime penale (dosje) për tetë organizata kriminale të armatosura dhe rreth 30 të tjera për trafik ndërkombëtar droge. 75 persona akuzohen si anëtarë të këtyre bandave, ndërsa 65 prej tyre janë arrestuar me urdhër të Krimeve të Rënda dhe mbahen në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Bandat
Dosjet e para për organizatat kriminale, kanë “lindur” në rrethe. Prokuroritë e rretheve kanë filluar hetimet për krime të ndryshme dhe gjatë procesit të investigimit, janë gjetur prova dhe tregues të organizatave kriminale. Dosjet e këtij lloji, sipas hetuesve, kërkojnë shtrirje të gjatë kohore në hetim, pasi edhe ngjarjet që duhen zbardhur jo vetëm se kanë ndodhur vite më parë, por edhe sepse këto krime janë të sofistikuara dhe dëshmitarët janë të paktë. Kjo edhe për shkak të eliminimit të tyre prej bandave kriminale. Në ditët e para të muajit janar të këtij viti, kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi aktivitetin e saj, aty mbërritën nga të gjitha Prokuroritë e vendit, dosjet e krimeve më të mëdha që ishin në hetim. Krimet e Rënda i vijuan hetimet dhe në mjaft raste u detyruan të rihetojnë në rrethe, për të mbërritur te autorët e krimeve të rënda.
Veprimtaria
Në datën 22 tetor të këtij viti, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, firmosi dekretin që përcakton kompetencën e hetimeve, të Prokurorisë për Krime të Rënda. Sipas këtij dekreti, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të hetonte më krimet që dënoheshin me më shumë se 15 vjet burg, po të gjitha dosjet ku gjendeshin tregues të organizatave kriminale dhe krimeve të organizuara. Një numër i madh dosjesh që hetoheshin nga Krimet e Rënda, edhe pse nuk kishin tregues për organizata kriminale, u rikthyen në Prokurorinë e Tiranës dhe në rrethe. 46 dosje penale u mbajtën në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi, sipas hetimeve zyrtare, ato paraqesin prova për organizata kriminale.
Akuzat
Krijimi i bandës së armatosur
Trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim
Vrasje në bashkëpunim
Vrasje në rrethana të cilësuara
Pengmarrje për qëllime përfitimi në bashkëpunim
Trafikim armatimi
Organizatat, shumica
brenda qelive
Pjesa më e madhe e anëtarëve që bëjnë pjesë në organizatat kriminale, janë të arresuar dhe mbahen në qeli. Sipas dokumenteve zyrtare, katër dosje për organizata kriminale janë dërguar për gjykim me 21 anëtarë, 16 prej të cilëve janë arrestuar nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe aksionet e Policisë së Shtetit. 30 banda të tjera, që, kryesisht zhvillojnë trafikim të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit kanë 54 anëtarë, nga të cilët 49 qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “burg pa afat”. Sipas analizës së veprimtarisë së saj vjetore, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka aplikuar fillimisht mbledhjen e provave të plota dhe të pakontestueshme dhe më pas ka kërkuar arrestimin e çdo personi që është hetuar nga ky institucion.
Vendet e trafikut
Rreth 30 organizata të trafikut të drogës njihen nga drejtësia shqiptare. Sipas hetimeve ndërkombëtare, të akuzuarit e këtyre bandave zhvillojnë trafikim të drogave edhe brenda Shqipërisë, por sasia më e madhe e narkotikut që trafikohet prej këtyre strukturave kriminale del jashtë vendit, nëpërmjet rrugëve kufitare tokësore dhe të detit. Italia, Greqia, Franca dhe Gjermania, janë vendet ku mbërrijnë sasitë më të mëdha të drogës, të cilat nisen nga Shqipëria ose kalojnë nga territori i saj.
Edhe pengmarrjet organizata
Të paktën tre pengmarrje që kanë ndodhur në Tiranë rezultojnë të jenë organizata kriminale. Në të tre këto raste, autorët e pengmarrjeve me qëllime përfitimi, janë të dyshuar edhe për trafikim të drogës.
Ligji i ri rikthen
dosjet në origjinë
Vrasja e pazbardhur e Salih Tivarit, më 13 janar të vitit të shkuar, ekzekutimi i Fatmir Ramës, Florian Vilës, Arben Pojanit, të gjitha këto ngjarje të vitit të kaluar, i janë kthyer për hetim Prokurorisë së Tiranës. Ky institucion i ka filluar hetimet për këto dosje, vetëm pak ditë pas ngjarjeve, ndërsa hetimi i këtyre çështjeve i kaloi Prokurorisë për Krime të Rënda, pas krijimit të saj, në muajin janar të këtij viti. E gjithë kjo “lëvizje” e dosjeve për krimet më të rënda që kanë ndodhur vitet e fundit në vend, ndodhi pas miratimit të një ligji të ri për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila do të zhvillojë hetimin dhe goditjen e organizatave kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Task Forcës dhe homologët ndërkombëtarë.
Kërkesa e Krimeve të Rënda
“Kemi shumë organizata kriminale, të cilat nuk po i hetojmë dot, për shkak të ngarkesës së madhe. Këto organizata paraqesin rrezikshmëri dhe duhen “prangosur” sa më shpejt. Ky ishte thelbi i një kërkese, të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda e bëri dy javë më parë. Zyrtarët e këtij institucioni, thanë se vartësit e tyre janë të zënë me hetimin e disa krimeve, të cilat mund të hetohen nga Prokuroritë e rretheve. Sipas zyrtarëve të akuzës, kjo do t'u krijonte mundësi prokurorëve të Krimeve të Rënda, të hetojnë dhe godasin organizatat kriminale, përfshirë këtu edhe një grup bashkëpunuesish në vjedhjen e celularëve apo të xhepave, apo deri te vrasjet e paguara e të organizuara.
DISA PREJ OPERACIONEVE
KUNDËR ORGANIZATAVE
26 mars 2004
Prokuroria e Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe reparti i forcave speciale RENEA, organizuan arrestimin e shtetasve Genci Sanxhaku, Fatjon Delia dhe Klodian Memoali. Arrestimi u reazlizua në aeroportin e Rinasit, ku tre të prangosurit prisnin të merrnin 100 mijë euro në këmbim të Izabela Ferrës, që e kishin trafikuar në Francë dhe vajzës së saj 4-vjeçare, që e mbanin peng në Tiranë. Paratë do të paguheshin nga nga shtetasi francez Alen Monuz, i cili kishte lidhje me Izabela Ferrën.
21 qershor 2004
Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Drejtoria Kombëtare e Antimafias italiane, organizuan operacionin “Kompas”, gjatë të cilit në pesë qytete u arrestuan gjashtë persona dhe u shoqëruan më shumë se 20 të tjerë, të gjithë të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë kohës që ky aksion zhvillohej në pesë qytete shqiptare, Antimafia italiane arrestoi 17 persona, trafikantë dhe korrierë të drogës që nisej nga vendi ynë, nga të arrestuarit e operacionit antimafia “Kompas”.
27 korrik 2004
Në një operacion të koordinuar mes Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe komisariatit të policisë së Lushnjës, në kuadër të Antimafias, u arrestuan shtetasit Gjergji Cukali, i dënuar me 7 vjet burg, Ledjo Lito, i dënuar për trafik droge dhe Eduart Skukaj. Tre të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për marrjen peng me qëllime përfitimi të shtetasit Fatjon Demirlika. Tre të arrestuarit kishin bashkëpunuar në pengmarrjen e Demirlikës, me shtetasin Ilir Kodumi, i cili u arrestua nga forcat e repartit RENEA, në kohën kur priste t'i dorëzoheshin 100 mijë euro në këmbim të pengut.
13 dhjetor 2004
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, Prokuroria e Ulqinit në Mal të Zi, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe reparti i forcave speciale RENEA, arrestuan katër persona, të cilët po trafikonin me qëllime shitje 6 raketa tokë-ajër “STRELA 2M”. Operacioni u bazua në ligjin Antimafia dhe si pasojë e hetimeve bazuar në këtë ligj, u arrestuan shtetasit Armir Troshani, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi dhe Mentor Cani. Ata akuzohen se kanë blerë në Bosnje gjashtë raketa kundërajrore dhe i kanë trafikuar ato nëpërmjet Shqipërisë, me qëllime përfitimi.
Përcaktimi ligjor i organizatës kriminale
Neni 28 i Kodit Penal
Banda e armatosur dhe organizata kriminale
Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë, që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale.
Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme. Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata kriminale, si dhe kryerja e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.
Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës. Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to, kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve. Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit dhe në raste të veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Gjykata, kur e çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrezikshmëri të theksuar dhe, kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.