Butrinti ndalet në shtëpi, Skrapari i fortë edhe në transfertë
Butrinti Skrapari 1 – 1
Shënues: Rugji 22′ / Paplekaj 72′
Nga Jon Shalari
Butrinti: Demi, Xhuvani, Zharkalliu, Alzeneli, Nelaj, Dorti, Muço, Kola, Sulejmani (Ezerioha 64), Ngjela, Rugji.
Trajner: M. Gurma
Skrapari: Kruja, Korreshi, Paplekaj, Daja, Allbani, Pashako, Greca, Karaj, Biba, Bejleri, Brata. Trajner: E. Dalipi
Gjyqtarë: Kryesori A. Koçi, F. Elezi, F. Lama (Durrës)
Kartonë të verdhë: Muço, Ngjela \ Greca, Bejleri, Paplekaj
Është mbyllur në barazim, 1-1, takimi i zhvilluar dje në Sarandë mes Butrintit dhe Skraparit, edhe pse ekipi vendas ishte përgatitur për fitoren e radhës në shtëpi. Një ndeshje që i ka pasur të gjitha brenda: kartonë, gola, tension në fushë e në shkallët e stadiumit dhe një pjesë të dytë që më shumë nuk është luajtur. Ndeshja ka qenë e barabartë me një lojë që zhvillohej më shumë në mesfushë. Një atmosferë të këndshme, edhe pse në një ditë të zymtë, ka sjellë tifo-grupi “Ultras Butrinti” e sportdashësit sarandiotë, me jo pak, por rreth 3000 të pranishëm. Pikërisht është sarandioti Andri Rugji, që në munutën e 22të ka çuar në delir të gjithë të pranishmit. Pas një aksioni të bukur të Muços e Ngjelës, Rugji finalizon me sukses duke kaluar Butrintin në avantazh. Sulmet e bregdetarëve vazhdojnë dhe shpërblehen me një tjetër gol të dytë, me autor Ngjelën, por nuk ka qenë i këtij mendimi anësori Lama që e ka anuluar. Pikërisht këtu fillojnë pakënaqësitë. Disa minuta më vonë, Papleka i miqve shënon me kokë duke barazuar shifrat. Që prej këtij momenti, ndeshja është ndaluar në shumë raste, pasi çorovodasit gjenin justifikime për të vonuar lojën. Një arbitrim jo korrekt i treshes durrsake, që bën gabime amatore, madje duke dhënë edhe një rivënie me dorë në fund të lojës që ishte rreth 1 metër brenda saj. Por çudia s’mbaron këtu: me aq shumë ndalesa, gjyqtari i katërt nuk e ka parë të arsyeshme të japë minuta shtesë, duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 90-të. Skrapari kthehet me një pikë me shumë vlera nga Saranda, ndërsa vendasit qahen për dy pikët e humbura, por fajësojnë edhe gjykimin.