E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet stadiumi i finales për Euro 2012

Stadiumi i ri olimpik i Kievit, i rindërtuar për të qenë nikoqir i finales së Kampionatit evropian në futboll që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë është inauguruar të shtunën në mbrëmje në praninë e rreth 60 mijë spektatorëve.

Ndeshja e parë në stadiumin e rindërtuar olimpik do të zhvillohet më 11 nëntor mes Ukrainës dhe Gjermanisë.

“Me këtë stadium, Ukraina do të organizojë një Evropian me vlera”, tha presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Në ceremoninë e hapjes së stadiumit mori pjesë edhe këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›