Butrinti nxjerr kufomen e peste nga thellesia
Sarande- Trupi i pajete i 17 vjecarit Ndricim Myftari, nga fshati Ishem i Lushnjes, u gjet ne thellesi te liqenit te Butrintit pasditen e djeshme nga nje prej 13 palombareve qe kerkojne klandestinet e mbytur prej mbremjes se 19 tetorit. Thellohet keshtu bilanci i tragjedise se kobshme qe i mori jeten pese prej emigranteve, ndersa ende ka dyshime se ne fund te liqenit gjenden edhe trupa te tjere, megjithese mungojne denoncime nga familjaret. Nje nga viktimat ishte nje foshnje 3 muajsh, qe gjeti vdekjen se bashku me nenen e saj 22 vjecare, Elvira Jaho. Policia raportoi 22 te mbijetuar edhe 2 viktima, ndersa per 17 vjecarin u tha se rezultonte i humbur. Por tashme numri i viktimave ka shkuar frikshem ne pese persona, kurse te mbijetuarit mbeten 22 vete. Trupi u nxor rreth ores 15:20 nga nje prej palombareve qe per pak sa nuk rrezikoi jeten ne fund te liqenit per shkak te rrymave te forta. Mesohet se Sulejman Rama, pjese e grupit RENEA u dergua ne spital pas traumave qe pesoi gjate kerkimeve ne thellesi, kurse kufoma pothuajse e dekompozuar u sistemua ne morgun e spitalit te Sarandes. Po dje pasdite familjaret bene edhe identifikimin e trupit, ndersa burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmuan se behet fjale per 17 vjecarin nga Lushnja, Ndricim Myftari. Ai u gjet 3 km larg vendit te tragjedise, i zhvendosur nga rrymat e liqenit dhe ne pozicion qendrimi ne kembe.
Ndryshe nga ditet e tjera, mengjesi i djeshem eshte mbipopulluar nga palombaret e repartit special RENEA. Numri i tyre ka shkuar ne 13 persona, qe prej ores 08:00 te mengjesit kane rinisur ne diten e katert kerkimet ne thellesi te liqenit te Butrintit. Fillimisht mesohet se jane gjetur sende personale te 17 vjecarit Ndricim Myftari, si nje bluze dhe canta, por kjo nuk ka dhene asgje te re per hetuesit, qe te konfirmonin mbytjen e te riut. Po keshtu asnje telefonate nga Kallamata e Greqise nuk eshte bere ne adrese te familjareve, ashtu sikurse kane munguar sinjalet ne rruge te tjera se i mituri mund te ishte ende gjalle. Palombaret jane ndihmuar nga rrjetat e peshkatareve qe kishin hedhur prej ditesh ne thellesi te kanalit te Butrintit, duke mos lejuar trupat qe te perfundonin deri ne detin Jon. Ne kete menyre kerkimet jane perqendruar ne nje hapesire prej 3 km ne te dy anet e bregut dhe thellesine deri ne 30 metra.
Dhimbja e Ylli Myftarit, "Te pakten kam trupin e djalit"
Nese kerkimet do te ishin nderprere, atehere edhe dy trupat e tjere nuk do te ishin gjendur ndoshta asnjehere. Pas identifikimit te trupit ne morg, babai i Ndricimit, Ylli Myftari, pasi falenderoi palombaret dhe policine per ndihmen ne gjetjen e trupit, ne dhimbjen qe e kishte pushtuar u shpreh se tashme ndihet me i qete, pasi trupi i te birit nuk kishte perfunduar ne det. "Jam i tronditur dhe i shokuar, por te pakten kam trupin e tim biri, edhe pse deshiroja shume qe te ishte i gjalle", u shpreh ai per gazeten "KJ" mbremjen e djeshme. Pas kryerjes se autopsise dhe veprimeve ligjore, trupi eshte futur ne nje arkivol dhe eshte nisur po mbremjen e djeshme drejt Lushnjes, i shoqeruar nga familjaret e shumte te 17 vjecarit, qe u mbyt ne Butrint teksa perpiqej te emigronte ne Greqi per shkak te kushteve ekonomike.