E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vehbi Alimuca kerkon lirine nga burgu

Ish-bosi i firmes piramidale, Vehbi Alimuca i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes me nje kerkese per lirimin e tij nga burgu. Kerkesa eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim, gjyqtares Shefkije Demiraj, e cila pas marrjes ne dore te kesaj kerkese ne ditet ne vazhdim do te caktoje dhe seancen e pare. Kerkesa e depozituar nga ana e Alimuces mban daten 22 tetor te ketij viti, dhe objekti i saj eshte lirimi i te burgosurit. Disa muaj me pare, bosi i ish-firmes piramidale "Vefa" depozitoi nje tjeter kerkese per lirim nga burgu, ne ate kohe per shkaqe shendetesore. Ish-kreu i VEFA-s, sipas mjekeve, vuan nga semundja e diabetit, qe i ka sjelle dhe komplikacione te tjera ne shendetin e tij. Kerkesa e tij u rrezua nga gjykata, pasi bazuar ne ekspertizen e mjekeve, Alimuca nuk vuan nga ndonje semundje e padurueshme ne spitalin e burgjeve. Vehbi Alimuca eshte denuar nga drejtesia shqiptare me 17 vjet burg nen akuzen e mashtrimit te qytetareve ne vitin 1997.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›