E Diel, 1 Nëntor 2026

Fazllic padit prokurorine

Tirane- Biznesmeni boshnjako-britanik, Damir Fazllic ka paditur dje Prokurorine e Tiranes. Avokati i tij ligjor, Genc Gjokutaj si dhe dy keshilltaret e tij amerikane Andrew Corcoron dhe Edward Ross, kane nisur veprimet e para juridike ne mbrojtje te klientit te tyre. Dy dite me pare kane depozituar ne Gjykaten e Tiranes nje padi ku kundershtojne vendimin e prokurorise per bllokimin e shoqerise "Crown Acquisition". Ne argumentimin e kerkese padise mesohet se mbrojtesit sqarojne, se vendim i marre nga dy prokuroret Besnik Cani e Dritan Rreshka eshte i padrejte dhe i pabazuar ne ligj. Numri i ceshtjes eshte 1419, nderkohe qe data e regjistrimit te kerkeses mban daten 22.10.2008. Paditesi eshte shoqeria "Croen Acquisition (Damir Fazllic) dhe ka si objekt te saj kundershtimin e vendimit te prokurorise. Dje eshte hedhur ne short elektronik ne Gjykate te Tiranes dhe ceshtja i ka rene gjyqtarit Artan Broci, i cili do ta shqyrtoje ate ne ditet ne vazhdim. Gjyqtari Broci do te caktoje dhe nje date per seancen e tij te pare. Nje fakt i tille eshte pohuar edhe nga avokati i biznesmenit Fazllic, Genc Gjokutaj, i cili pohoi se ky eshte hapi i pare ligjor ne mbrojtje te klientit te tij, nderkohe qe bllokimin e kesaj shoqerie e ka konsideruar te padrejte. Sipas tij nuk ka asnje parregullsi ne firmosjen e kontrates, episodi i vetem per te cilin akuzojne prokuroret, klientin e tij. Nderkohe qe, kerkeses se prokuroreve u eshte pergjigjur disa dite me pare edhe Drejtoria e Pastrimit te Parave, e cila ka kthyer pergjigje negative mbi kete akuze qe i behet boshnjako-britanikut, Damir Fazllic. Prokuroria e Tiranes e akuzon 33 vjecarin per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale". Hetimet ndaj tij nisen me daten 8 tetor te ketij viti, kur Fazllic erdhi ne Shqiperi per nje interviste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›