Buxheti deshmi e nje politike te drejte qeverisese dhe i sfidave te medha
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama pershendet miratimin e buxhetit.
Levizja Socialiste per Integrim nje force qeverisese ne koalicion me qeverine aktuale permes sekretarit te pergjithshem te saj Luan Rama pershendeti miratimin e buxhetit te vitit te ardhshem 2011. Ai u shpreh se miratimi i buxhetit te vitit 2011 shpreh me se miri stabilitetin ekonomik ne menyre te vecante dhe treguesit qe ai ka deshmojne qe ndryshe nga cfare po ndodh pergjithesisht ne zhvillimet ekonomike rajonale apo globale stabiliteti ekonomik i vendit tone dhe treguesit gjithnje e ne rritje shprehin me se miri drejtesine dhe faktin qe politikat qeverisese kane qene te atilla qe vijne ne perputhje me interesat e vendit me interesat e qytetareve dhe me aspiratat e tyre per te ecur me tej per te guxuar per te shkuar me me vendosmeri drejt treguesve dhe me te larte qe percakton ky buxhet.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se vleresoi miratimin e ketij buxheti per te cilin deklaroi se buxheti i vitit 2011-te eshte buxheti i guximit eshte buxheti i stabilitetit dhe ambicies se madhe dhe mbi kete baze.
Luan Rama i beri thirrje edhe opozites qe te shohe me me realizem dhe me me ndjeshmeri pozitive treguesit e ketij buxheti dhe te ofrojne kontribute konstruktive. Gjithashtu Luan Rama tha se opozita nuk eshte thjesht dhe vetem nje vote pro ose kunder. Ai I vuri ne dukje opozites se ajo duhet te permbushe dhe te ofroje alternative nderkohe qe ajo sben asgje.
Luan Rama theksoi faktin se buxheti u votua nga kuvendi dhe se ajo cfare duhet te bejne te gjithe qytetaret eshte te kontribuojne si deri me sot ne stabilitetin politik dhe ekonomik te vendit dhe ceshte me e rendesishmja te gjithe se bashku te punojme per ti cuar me tej keta tregues per te bere te mundur realizimin e ketij buxheti sepse ne thelb ai do te shenoje rritje dhe tregues edhe me pozitive ne te ardhmen e afert te vendit.