E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jap de Hoop Scheffer rikonfirmon në Kosovë angazhimin për ruajtjen e stabilitetit

Një delegacion i Këshillit Veriatlantik, i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer arriti dje për një vizitë zyrtare në Kosovë. Fillimisht delegacioni takoi komandantin e Trupave të KFOR-it, gjeneralin Xhuzepe Emilio Gaj si dhe vizitoi trupat e NATO-s në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Scheffer dhe përfaqësuesit e Këshillit Veriatlantik u takuan edhe me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të komuniteteve pakicë dhe zyrtarët ndërkombëtarë. Vizita e delegacionit të NATO-s në Prishtinë bëhet në kohën kur autoritetet vendore kanë filluar procesin për shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe formimin e Forcës së Sigurisë, proces ky i udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike. NATO, KFOR-i është në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Para vizitës në Kosovë, shefi i NATO-s ka thënë se është e paqartë se sa gjatë do t'i duhet të rrijë KFOR-it. "Ne do të pëmbushim mandatin tonë për sa kohë Këshilli i Sigurimit e konsideron këtë të nevojshëm", ka thënë zoti Scheffer. "Dhe kjo do të thotë për sa kohë nuk do të ketë rezoluta të tjera që të zëvendësojnë 1244, NATO, KFOR-i do të ketë bazë ligjore për të qëndruar në Kosovë dhe do të qëndrojë," ka shtua ai. Këshilli i Sigurimit do të diskutojë të premten për gjendjen në Kosovën dhe rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara. Një prej çështjeve që pritet të hapet në këtë debat, do të jetë edhe vendosja e EULEX-it, për të cilën po zhvillohen bisedime ndërmjet OKB-së dhe BE-së në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa Serbinë do ta përfaqësoni ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›