Buxheti 2009 i Tiranës mbërrin me firmë te prefekti
Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009, që prej dy ditësh ndodhet në duart e prefektit të kryeqytetit, Ruzhdi Keci. Dokumenti më i rëndësishëm financiar i investimeve lokale në kryeqytet ka dalë nga dyert e këshillit bashkiak me firmën e zëvendëskryetarit, Petraq Simo, dhe jo me atë të kreut të këtij institucioni, përfaqësuesit të LSI-së, Sokol Dervishaj.
Ndërkohë që zëvendëskryetari i Këshillit Bashkiak, Petraq Simo, shprehet se ka funksionuar në përputhje të plotë me ligjin. Kjo edhe për faktin se në rastet kur kryetari nuk e ushtron detyrën e tij, atëherë këtë gjë e bën zëvendëskryetari. Simo sqaron se ky nuk është rasti i parë që ai dorëzon në prefekturë dokumente që mbajnë firmën e tij. "Kjo ka ndodhur në të gjitha rastet kur mbledhjen e kam drejtuar unë në mungesë të kryetarit", shprehet ai. Ndërkohë që lidhur me rastin e fundit të votimit të buxhetit të vitit 2009, Simo konfirmon se kryetari Dervishaj u largua nga mbledhja, pasi i kishte numëruar edhe vetë votat që ishin plot 29, pra me të cilat miratohej buxheti. Madje, shton ai, Dervishaj e pranoi edhe vetë rezultatin e votimit herën e parë.
Zëvendëskryetari i këshillit bashkiak thekson se bashkë me dokumentin e buxhetit 2009 ai ka dorëzuar në prefekturë edhe listën e plotë me 29 emrat e të gjithë anëtarëve që votuan pro këtij dokumenti. Nga ana tjetër, përfaqësues të Prefekturës së Tiranës pohojnë se nga pikëpamja procedurale buxheti i Bashkisë së Tiranës 2009 është pranuar nga prefektura.
Votimi për buxhetin kryeqytetas të 2009-ës është shoqëruar me debate dhe tensione të forta në këshillin bashkiak. Pas dy rrëzimeve të njëpasnjëshme, ai mundi të marrë 29 vota pro në mbledhjen e fundit të këtij këshilli, por kryetari Dervishaj e shpalli votimin nul, me pretendimin se kryebashkiaku Rama prishi procedurën, duke i numëruar votat personalisht.