"Policët" zhvatin tregtarin e qumështit te Lapidari i Pezës
Dy punonjës policie dyshohet se kanë kryer grabitjen e një tregtari mëngjesin e djeshëm, teksa ai po udhëtonte drejt Tiranës. Ende nuk dihet nëse ky është një skandal në radhët e uniformave blu, apo dy grabitësit kanë qenë tejet të sofistikuar, saqë kanë gjetur uniformë dhe shenja policie për të kryer vjedhjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës, kur një tregtar po udhëtonte me furgonin e tij drejt Tiranës, të cilin e kishte të mbushur me bulmet. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se rreth orës 05.00 të mëngjesit, një telefonatë ka mbërritur në sallën operative, ku një person, i identifikuar me emrin Aqif Çaçi, ka deklaruar se e kishin grabitur dy punonjës policie. Ai ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Ndroq-Tiranë, pa vajtur te vendi i quajtur Lapidari i Pezës. Me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes janë nisur urgjentisht disa patrulla policie nga Komisariati Nr. 6, që mbulon zonën e Kombinatit, të cilat janë përforcuar edhe nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Efektivët e policisë kanë marrë kontakt me të dëmtuarin, i cili ka deklaruar se po udhëtonte me mjetin e tij furgon me targa KJ 7561 A, kur është përballur me dy punonjësit e policisë.
Më tej, ai ka sqaruar se punonte për firmën e prodhimit të bulmetit "Mireli". Sipas deklaratës së tij, ata ishin të veshur me rroba policie dhe të pajisur me pistoleta. Gjatë rrugës i kanë bërë shenjë që të ndalojë dhe, duke respektuar ligjin, tregtari ka ndaluar mjetin e tij dhe ka hapur xhamin. Në atë kohë, ata i kanë kërkuar dokumentet e mjetit, si dhe patentën. Aqif Çaçi ka rrëfyer se fillimisht ka nxjerrë dokumentet e makinës dhe më pas patentën, të cilën e kishte në portofol. Por, sapo ka nxjerrë portofolin, ata ia kanë marrë nga dora, duke ia "sekuestruar" bashkë me dokumentet. Në këto kushte, tregtari, njëkohësisht drejtues mjeti, ka kërkuar shpjegime, por ata i kanë thënë që të vazhdonte rrugën dhe mos të komunikonte me njeri, pasi do i bënte dëm vetes. Tregtari është habitur nga ky qëndrim i dy policëve dhe ka marrë rrugën për në Tiranë. Sapo është shkëputur disa metra, ka telefonuar policinë, duke kërkuar ndihmë.
Pas marrjes së kësaj dëshmie, policia ka nisur menjëherë kërkimet për këta dy persona. Sipas të dhënave hetimore, gjatë orëve të paradites është bërë gjithë krehja e zonës, por nuk ka pasur asnjë rezultat. Dy punonjësit e policisë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kjo ka ngritur më tepër dyshimet e drejtuesve të policisë kryeqytetase, të cilët kanë urdhëruar krijimin e një grupi të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Sipas grupit të punës, kjo ngjarje po hetohet në dy pista, atë të grabitjes nga ana e punonjësve të policisë, por edhe të grabitjes nga persona të cilët janë maskuar si policë. Për pistën e parë, policia shpjegoi se për ngjarje të tilla janë njoftuar edhe më parë, por jo në karakter kaq të rëndë. Burimet shpjegojnë se ka pasur ankesa për dy punonjës policie, të cilët merrnin nga drejtues të ndryshëm mjetesh shuma prej 1-2 mijë lekë, duke i mbajtur në presion për mungesë dokumentesh. Megjithatë, ende nuk ka emra konkretë për këtë rast. Ndërsa për pistën e dytë, policia tha se grabitësit mund të jenë banorë të zonës dhe pas kryerjes së aktit kriminal mund të jenë fshehur nëpër banesa. Kështu, ka nisur puna për kontrollin e kontingjentit kriminal në atë zonë, me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes.