Çavez zbon të dërguarin e BE-së
Një i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në rolin e vëzhguesit gjatë referendumit të sotëm që do të përcaktojë mandatet presidenciale të Hugo Çavez, u zbua nga Venezuela, pasi quajti Çavezin "diktator". Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Venezuelës bënte me dije se e kishte "ftuar" Luis Herreron, parlamentar i Bashkimit Evropian nga Spanja, të linte vendin për të mos cenuar "klimëne qetë" që po karakterizon këtë periudhë, deri në referendumin e sotëm.