E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, 6 të vrarë nga përplasja e trenit

6 vetë gjetën vdekjen dhe të paktën 14 të tjerë mbetën të shtunën të plagosur në Ukrainë, pasi një tren u përplas me një autobus. Aksidenti ndodhi rreth orës 10 (me orën lokale) pranë fshatit Proshovo, në zonën qendrore të vendit. Autoritetet bënë me dije se autobusi i pasagjerëve po kalonte shinat në çastin e përplasjes. Pesë njerëz mbetën të vdekur në vend, ndërsa i gjashti humbi jetën pas mbërritjes në spital. Të shtruar janë edhe 14 vetë të tjerë, ndërkohë që po hetohet aksidenti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›