Pakistan, sulmi amerikan vret 25 militantë
Një sulm amerikan me raketa vrau të paktën 25 militantë me lidhje të afërta me Al-Kaedën. Lajmi u konfirmua edhe nga oficerë të forcave talebane. Sulmi i kryer në rajonin që kufizohet me Afganistanin është i treti i ndërmarrë që kur Presidenti Barak Obama ka marrë në dorë Presidencën amerikane. Zëdhënësit e talebanëve njoftuan se të vrarët qenë më së shumti luftëtarë uzbekë. "Njerëzit tanë na informuan se janë vrarë të paktën 25 vetë", tha për agjencinë "Reuters" një oficer taleban.