Olmert nuk pranon paqen e Hamasit
Kryeministri izraelit bëri me dije se shteti i tij nuk ka ndër mend të pranojë marrëveshjen për armëpushim në Gaza në rast se nuk lirohet një ushtar izraelit që aktualisht gjendet në duart e militantëve palestinezë. Ushtari në fjalë është kapur nga palestinezët në vitin 2006. Sipas raporteve, mësohet se një marrëveshje paqeje mes Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësinë e Egjiptit qe fare pranë nënshkrimit. Armëpushimi i brishtë i këtyre ditëve është prishur nga sulme të të dyja palëve.