E Diel, 1 Nëntor 2026

Julia Roberts, kurrë më Pretty Woman

Sapo ka festuar 41 vjetorin. Julia Roberts ka shuar qirinjtë në restorantin Jardiniere nëSan Francisco, së bashku me bashkëshortin dhe miqtë, Danny Moder, Tom Hanks, Rita Wilson, Bruce Willis, Sean Penn, Robin Wright Penn, Billy Cristal e Jack Nicholson.

Aktorja është dukur më e bukur se kurrë. Ndoshta ka qenë ky një nga shkaqet që dikush aty e pyeti nëse ajo do të jetë sërish në rolin e Vivian Ward për një vazhdim të filmit të njohur "Pretty Woman". Julia ka thënë prerë, jo: Tani është e vjetër për atë rol.

"Asnjë nuk do të shohë qoftë Richard Gere, qoftë mua kaq të avancuar në moshë. Nuk e besoj vërtetë se mund të rikthehemi në rolin e protagonisteve. Do të ishim qesharakë”- ka shpjeguar ajo.

Fanët në fakt, mendohet se do të trishtohen pas kësaj, sepse kishin hamendësuar shumë për fitoret e tjera në jetë të ish-prostitutës Vivian, por Julia nuk do t’i zhgënjejë deri në fund, duke vazhduar të xhirojë filmin e suksesit.

Tashmë i gëzohet për bukuri të qënit nënë, me 3 fëmijët e saj: binjakët 3-vjeçarë, Hazel e Phinneaus dhe Henry, vetëm, 16 muajsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›