Buxheti 2010 Përgjysmohet fondi për rritje pensionesh
Autori i Lajmit: RedaksiaPensionistët nuk do të kenë fatin e mirë për të marrë më shumë të ardhura, sikurse ndodhi këtë vit zgjedhjesh. Në vitin 2010 nuk parashikohet rritje pensionesh të përmasave elektorale, duke u mjaftuar në disa shtesa modeste. Paralajmërimi vjen nga Ministria e Financave, e cila në projektbuxhetin e vitit 2010 ka vendosur një shifër dy herë më të ulët në zërin "politikë për rritje pensioni". Konkretisht, në dispozicion të pensionistëve, qeveria ka vendosur një fond prej 2.7 miliardë lekësh, shtesë që do të përdoret për rritjen e zakonshme në muajin korrik të vitit që vjen. Mesatarisht, fondi për rritjen e pensioneve në mesin e çdo viti vlerësohej në rreth 5-5.2 miliardë lekë. Këtë vit, shtesat ishin më të mëdha, 7.7 miliardë lekë
Ky lajm është publikuar: 26/12/2009