E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2010 rikthehet nen për nen në Kuvend



Pas miratimit në parim nga Parlamenti ditën e enjte, projektbuxheti i vitit 2010 do të rikthehet edhe një herë në Kuvend për t’u shqyrtuar nen për nen nga të gjitha komisionet parlamentare. Ditën e hënë të gjitha komisionet do të nisin diskutimet në fushat përkatëse. Komisioni i Sigurisë do të dëgjojë palët e interesuara, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHISH-in. Po të hënën Komisioni i Ligjeve do të dëgjojë Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Ministrinë e Brendshme. Projektbuxheti do të shqyrtohet edhe nga komisionet e tjera, veçanërisht komisioni përgjegjës, ai i Ekonomisë dhe Financave si dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Socialiste do të diskutojë për shpenzimet në shëndetësi si dhe në fushat sociale për punësimin, përkrahjen sociale etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›