Meta: "Integrimi në BE prioriteti i diplomacisë shqiptare"
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bukuresht, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, kryesoi Delegacionin e Shqipërisë në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ). Në fokus të këtij Samiti, i cili përkon me 20 vjetorin e krijimit të NEQ-it, ishte vlerësimi për një bilanc pozitiv të kësaj nisme e cila lindi vetëm pak ditë pas rënies së Murit të Berlinit. Në fjalën e tij në këtë Samit, Meta vlerësoi NEQ si një forum shumë të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit konkret, nëpërmjet projekteve në fusha të ndryshme. Duke nënvizuar integrimin evropian si sfidën më të rëndësishme të kësaj nisme, Meta theksoi se “vokacioni evropian i Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet i pandryshueshëm dhe si rrjedhojë, integrimi në BE është prioritet madhor i politikës së jashtme të shtetit shqiptar”. Në këtë kuadër, ai informoi Samitin lidhur me stadin aktual të procesit integrues të Shqipërisë në BE, duke u ndalur në aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave me BE-në. Lidhur me lëvizjen e lirë, .Meta shprehu besimin se brenda vitit të ardhshëm do të merret vendimi pozitiv për kapërcimin përfundimtar të kësaj barriere, ç`ka do të çlironte energji pozitive dhe do të krijonte një perspektivë realisht të prekshme për secilin prej vendeve tona. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, klima e sigurisë dhe paqes në rajon, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës ishin pika të tjera që u evidentuan gjatë fjalës së Metës në këtë Samit.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009