E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti QSUT: 70% për ilaçe dhe pajisje

Në planifikimin e shpenzimeve të 2008-ës në spital janë parashikuar disa rikonstruksione. Shërbimet kryesore që do të përfshihen në rikonstruksion janë: Spitali Psikiatrik, Neurokirurgjia, Pediatria, ambientet e Kobaltit, salla e operacionit të Urologjisë, Urgjenca Kirurgjikale dhe Fibroskopia. Në totalin e fondeve të akorduara në zërin blerje dhe shërbime peshën më të madhe me rreth 70 për qind të fondeve buxhetore e përbën ai që lidhet me ilaçet dhe materialet mjekësore. Po ashtu, një pjesë e mirë e fondeve do të shpenzohen për realizimin e tenderave, kryesisht për ilaçe, mirëmbajtje, blerje të aparaturave, servise pajisjesh të domosdoshme jo vetëm për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme por edhe për trajtimin kurues të pacientëve. Disa nga prioritet e 2008-ës janë: miratimi i një strukture organike sipas kërkesave të kohës, rishikimi me qëllim përmirësimin e protokolleve të kujdesit, instalimi i sistemit të informacionit në funksion të përmirësimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›