"Pena e Artë", rikthehen ne universitet profesorët pensionistë
Janë 24 profesorë, që kanë dalë në pension gjatë viteve 2006-2008, që u nderuan dje me titullin "Pena e Artë e Profesorit". Ceremonia u organizua nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili iu dhuroi atyre në mënyrë simbolike nga një penë të larë me ar dhe bëri të ditur nismën e re. "Me ligjin për arsimin e lartë është bërë e mundur që këta profesorë, edhe pse në pension, të mund të japin kontribut në universitete me statusin e veçantë të Profesorit Emeritus", tha Pollo. Më tej, ai shprehu vlerësim për këta profesorë me fjalët: "Pjesën më të madhe të jetës e kaluat në një regjim, që besoj të gjithë e keni ndjerë, e bënte të vështirë punën tuaj. Por përsëri biem dakord të tërë, që ajo që ne shohim sot, konstatojmë si zhvillim pozitiv, si një bazament arritjesh dhe vlerash mbi të cilat ne mund të ndërtojmë më tej, janë arritur në sajë të punës, kontributit që ju dhe kolegët tuaj keni dhënë". Ndërkohë, dhënien e çmimeve dhe të statusit të ri e vlerësuan edhe rektorët e pranishëm. "Këta profesorë, edhe pse në pension, do të jenë të mirëpritur në universitete, me punën e tyre kërkimore", thanë ata. Sipas rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj, këta profesorë i shërbyen arsimit në kohërat kur një pjesë e madhe e stafeve akademike u larguan nga vendi. "Në kohën e ‘Brain Drain‘, kur të gjithë profesorët tanë emigruan jashtë shtetit, ju ishit ata që mbajtët të gjithë punën dhe organizimin e universiteteve shqiptare", u shpreh Harizaj. Ndërsa rektori i Akademisë së Arteve, Petrit Malaj, u shpreh se "falënderoj ministrin e Arsimit për këtë sipërmarrje që mund të jetë në dukje e thjeshtë, por për të gjithë ne do të thotë shumë".
Lista e profesorëve të Penës së Artë
1.Mina Naqo
2.Hektor Cocoli
3.Sezai Braho
4.Adnan Kellici
5.Adnan Bodinaku
6.Jorgo Malite
7.Viktor Kabili
8.Sotir Bimoshi
9.Jorgji Gjikopulli
10.Jani Daci
11.Profit Canaj
12.Ali Muka
13.Emil Lafe
14.Jani Thomai
15.Jorgo Bulo
16.Kasem Bicoku
17.Kristaq Prifti
18.Mark Tirta
19.Mico Samara
20.Myzafer Korkuti
21.Pavli Haxhillazi
22.Xhelal Gjecovi
23.Ramazan Bogdani
24.Skënder Aliu
Lista e profesorëve të Penës së Artë
1.Mina Naqo
2.Hektor Cocoli
3.Sezai Braho
4.Adnan Kellici
5.Adnan Bodinaku
6.Jorgo Malite
7.Viktor Kabili
8.Sotir Bimoshi
9.Jorgji Gjikopulli
10.Jani Daci
11.Profit Canaj
12.Ali Muka
13.Emil Lafe
14.Jani Thomai
15.Jorgo Bulo
16.Kasem Bicoku
17.Kristaq Prifti
18.Mark Tirta
19.Mico Samara
20.Myzafer Korkuti
21.Pavli Haxhillazi
22.Xhelal Gjecovi
23.Ramazan Bogdani
24.Skënder Aliu