E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha po përvetëson punët komunale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i kundërpërgjigjet ashpër Kryeministrit Berisha, duke i kujtuar se po përvetëson punët komunale nëpër Shqipëri dhe po i shmanget përgjegjësisë së krizës së krijuar në vend. "Dua t‘i bëj një apel Kryeministrit që të mos bredhë nëpër Shqipëri për të inauguruar punë komunale, që janë punët e kryetarëve të bashkive e komunave, duke u përpjekur më kot të lajë duart nga problemet reale me të cilat ai duhet të merret. Është koha që Kryeministri të japë llogari për krizën e rëndë të çmimeve, të prodhimit, të papunësisë; është koha që ai të japë llogari për krizën e rëndë të shërbimeve në drita, në ujë, në shëndetësi, në arsim. Këto janë punët e Kryeministrit dhe jo bredhjet nëpër komuna për të përvetësuar punët komunale", u shpreh dje Rama. Sipas tij, ky është i pari dhe i fundit Kryeministër në historinë e pluralizmit në Shqipëri që është kthyer në një kremtues punësh komunale, duke lënë pas dore të gjitha ato probleme të jashtëzakonshme që po agravohen përditë në jetën e shqiptarëve. Rama e ka akuzuar Berishën se "i ka kthyer përfundimisht kurrizin të gjitha familjeve shqiptare që nuk po përballojnë dot rritjen marramendëse të çmimeve, por edhe fshatit shqiptar, duke mos marrë përsipër asgjë lidhur me vaditjen dhe etjen e tmerrshme që kanë sot tokat, në një stinë të re, që pritet të jetë sfilitëse.

Kryebashkiaku Rama i ka bërë sfidën e radhës Kryeministrit gjatë njërës prej punëve bashkiake në kryeqytet. Me një fond prej rreth 177 milionë lekësh nga të ardhurat e bashkisë, dje nisën punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në Bllokun e banimit nr. 22, kufizuar nga "Rruga e Kavajës" - "Muhamet Gjollesha" - bulevardi "Zhan d‘Ark" dhe rruga "Irfan Tomini". Afati i përfundimit të punimeve për rehabilitimin e këtij blloku është 13 muaj. Nga ana tjetër, Rama u tregua i gatshëm "të mbjellë" fushat e keqqeverisura nga Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›