Buxheti i 2009-ës, gati në shtator
Projektbuxheti i vitit 2009 pothuaj është gati dhe pritet që të kalojë në Kuvend brenda muajit shtator. Burime pranë Ministrisë së Financave konfirmojnë se aktualisht projektbuxheti është gati, ndërsa financat janë në prite të përgjigjeve dhe kërkesave të fundit nga ana e institucioneve për kërkesat e tyre për t’u financuar. Të njëjtat burime theksojnë se buxheti i vitit 2009 do të ketë prioritet arsimin, shëndetësinë si dhe investimet publike. Për këta sektorë parashikohen shtesa. Njëkohësisht buxheti i vitit 2009 pritet të ketë një shifër rekord për t’u shpenzuar. Pritet që shifrat e tij të tejkalojë 4.2 ose 4.3 miliardë euro, çka e bën buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar. Shifra e këtij buxheti do të varet edhe nga privatizimet e mëdha që priten të ndodhin këtë vit ku paratë e tyre do të programohen në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryeministri Berisha u ka lënë afat ministrive fundin e muajit gusht që të paraqesin tek financat planet e tyre. Në lidhje me këtë çështje, Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim përkatës ku parashikon edhe penalitete financiare në rast se vonohet programi. Udhëzimi i financave ka përcaktuar si afat të dorëzimit të kërkesave buxhetore, 29 gushtin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit. Buxheti i vitit në vijim është pjesë e programit afatmesëm buxhetor që ka përgatitur qeveria, që parashtron objektivat financiare deri në vitin 2011.
Sipas parashikimeve të këtij programi, rezulton një rritje në nivelin total të parashikuar të të ardhurave buxhetore për periudhën 2009-2011, përkatësisht 17.6 miliardë lekë në 2009, 17.4 miliardë lekë në 2010 dhe 17.2 miliardë lekë në 2011, krahasuar kjo me parashikimet e kryera në muajin janar 2008. Pika mbështetëse e rritjes së të ardhurave është ecuria në rritje e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për 6-mujorin e parë të vitit 2008, që në terma vjetorë është parashikuar të jetë 14 miliardë lekë më shumë se plani fillestar. Tatimi mbi të ardhurat nga TVSH-ja për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008 është rritur me 5 miliard lekë, përkatësisht me 4,5 miliardë lekë nga TVSH-ja në import dhe 500 milionë lekë më shumë priten të arkëtohen nga TVSH-ja e brendshme. Tatimi mbi fitimin është rritur me 4 miliardë lekë më shumë bazuar në ritmet e larta të rritjes së përfituar gjatë pesëmujorit të parë të 2008-ës. Tatimi mbi të ardhurat personale është rritur me rreth 7 miliardë lekë, bazuar edhe për ketë zë, në ritmet e larta të rritjes. Të ardhurat taksa doganore, nga pushteti lokal dhe nga kontributet kanë mbetur të pandryshuar në buxhetin suplementar sipas parashikimeve të bëra për to në buxhetin e vitit 2008. Rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për vitin 2009 parashikohen të jenë 7.64 për qind më shumë krahasuar me buxhetin suplementar të 2008. Nisur nga niveli i parashikuar në rritje i të ardhurave buxhetore krahasuar me periudhën 2009-2011, shpenzimet buxhetore parashikohen që të qëndrojnë në 32% të PBB-së, duke ruajtur konstantë parametrat e parashikuar të deficitit buxhetor të përcaktuara në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2009-2011.