Kapet me 1 kg kokainë shoferi i ambasadës shqiptare në Romë
E ka tradhtuar vetëm nervozizmi i tepruar, teksa ka qenë në makinë nën shoqërinë e një femre shqiptare, çka u ka dhënë shkas agjentëve të policisë italiane për një kontroll të imtësishëm. Sakaq, në bagazhin e automjetit policia ka gjetur të fshehur 1 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, ndërsa nga verifikimet e dokumentacionit ka rezultuar se bëhej fjalë për shoferin e ambasadës shqiptare në Romë.
Lajmi ka pushtuar kronikat e lajmeve italiane një ditë më parë, sipas të cilave, Arsen Selimanallari, 33 vjeç, është arrestuar në Milano gjatë mbrëmjes së të dielës pasi në makinën e trupit diplomatik i është gjetur sasia e kokainës.
Ndërkohë, sipas raportimit të policisë vendase mësohet se 33-vjeçari u ndalua nga agjentët e GOA-s (Grupi i Investigimit mbi Krimin e Organizuar), grup i cili
i përket Guradia di Finanzia-s që operon në Lombardi, afër daljes Milano Lambrate të autostradës së lindjes. Mediat thanë se shqiptarin e ka tradhtuar nervozizmi në kohën që ndodhej brenda në makinë në shoqërinë e një vajze, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore, dhe për më tepër gjatë kontrollit ai ka shtyrë forcat e rendit.
Megjithatë, mësohet se në portobagazhin e makinës janë gjetur dy pako, ku shoferi i ambasadës i kishte mbështjell ato më nastro adeziv, që më pas rezultoi të ishin me drogë. Nga dokumentet e shqiptarit policia italiane zbuloi se ai punonte për ambasadën shqiptare në Itali. Për siguri, autoritetet policore kontaktuan me përfaqësinë e Ministrinë së Jashtme në ambasadën shqiptare në Romë për të konfirmuar nëse 33-vjeçari i arrestuar bënte pjesë në trupin diplomatik, ashtu siç ai pretendonte.
Sipas të dhënave të “reuters italia”, kjo e fundit nuk e ka mohuar faktin se Selimanallari punonte si shofer për ta, por se i kanë dhënë mbështetje të plotë ligjeve në fuqi italiane, pasi 33-vjeçari nuk ka në këtë rast autoritet diplomatik.
Në bazë të procedurave, përgjigja e ardhur me faks nga ambasada shqiptare në Romë, i ka hapur dyert e burgut dhe ndaj shoferit u mor menjëherë masa e arrestit.
Madje, mësohet se Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shkarkuar menjëherë nga puna Selmanllarin, duke i ka hequr gjithë privilegjet që gëzonte nën statusin e diplomatit dhe ka nisur nga ana e saj një kallëzim penal ndaj shoferit të ambasadës. Pas arrestimit, drejtori i Antimafias Rajonale, Marcelo Musso, ka kërkuar që të dy shqiptarët të mbeten në burg.