“Procredit bank”: Banorët e Kamzës të kryejnë shërbimet në degën e Laprakës
ProCredit Bank ka njoftuar ditën e djeshme të gjithë klientët e saj që për arsye të rindërtimit të rrugës kryesore në Kamëz përkohësisht nuk mund të ofrojë shërbime bankare pranë dege së saj. ProCredit u ka kërkuar ndjesë të gjithë klientëve të saj dhe ka lajmëruar që do të ofrojë shërbime bankare në degën e saj në Laprakë pranë bllokut Gintash. ProCredit Bank për të qenë sa më pranë klientëve të saj është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 32 degë dhe agjenci në 19 qytete të Shqipërisë. Në çdo degë dhe agjenci ajo ofron një linjë të plotë shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë. ProCredit Bank ka hapur së fundi degë të reja në Tiranë, Durrës, Fier, Korçë, si dhe së shpejti do të hapë zyra informacioni në Librazhd, Divjakë dhe Koplik etj. Në Tiranë ProCredit Bank është e pranishme me 8 degë dhe së shpejti do të hapen edhe disa degë dhe agjenci të reja. Aksionerët e ProCredit Bank në Shqipëri janë institucione ndërkombëtare si: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. ProCredit Bank është e pranishme në 23 shtete në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.