Buxheti i SHBA Obama Marreveshja o sot o kurre

Presidenti amerikan Barak Obama rriti notat e presionit ndaj ligjvënësve amerikanë përse ata duhet të bëjnë disa koncesione në arritjen e një marrëveshjeje për të shmangur krizën e parave të qeverisë në datën 2 gusht. Sipas Obamës të dyja palët duhet të bëjnë sakrifica. “Nëse jo tani, kur?”- ka sfiduar bashkëbiseduesit presidenti Obama, në vigjilje të një takimi me krerët më të lartë të ligjvënësve demokratë e republikanë.
Ata u takuan për të dytën ditë rresht në kërkim të një kompromisi për rritjen e tavanit të borxhit. “Presidenti vazhdon të këmbëngulë në rritjen e taksave, por ata nuk janë seriozë mjaftueshëm për reformat që duhen ndërmarrë”, tha kreu i Dhomës së Kongresit, Xhon Bejnër.