E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi mbi ambasaden. SHBA denon qendrimin e Damaskut

Shtetet e Bashkuara dënojnë qëndrimin e autoriteteve të Damaskut, të cilat refuzuan të mbrojnë ambasadën amerikane nga besnikët qeveritarë, duke kërkuar të shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme politike. Departamenti amerikan i Shtetit tha se turmat sulmuan kompaundin e ambasadës dhe rezidencën e ambasadorit, por nuk ka të lënduar.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland njoftoi se më herët ishte diskutuar shtimi i sigurisë së ambasadës me autoritetet siriane, të cilat premtuan se situata do të përmirësohej.

Por, sipas Nuland, ato nuk i përmbushën premtimet, duke lejuar sulmin i cili ishte paralajmëruar gjatë javës së kaluar kur besnikë të regjimit kishin hedhur gurë në drejtim të ambasadës. SHBA kanë dorëzuar edhe një ankesë formale në ambasadën siriane në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›