Kreu i KLSH-së plan pune për departamentet
28/12/2011 Intensifikimi i kontrolleve
Kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zhvilloi takime të veçanta pune me secilën drejtori dhe Departament Kontrolli, duke lënë detyra për vitin e ardhshëm. Në diskutimet me punonjësit Leskaj shpalosi projekt-idenë e tij, si dhe vuri theksin në nevojën e paraqitjes së disa objektivave të rëndësishme, të cilët do të mbarten në Planin e Ri Strategjik të Zhvillimit institucional 2012 - 2015. Kjo strategji do të jetë produkt i një bashkëpunimi me stafin e KLSH-së, si dhe të gjithë aktorët e jetës publike shqiptare dhe mbi të gjitha do të jetë rrjedhojë e diskutimeve me opinionin publik. Ai e vuri theksin në thellimin e realizimit të misionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike. Gjithashtu në fjalën e tij ai theksoi nevojën për përmirësim të metodologjisë së kontrollit, duke kthyer vëmendjen tek auditi i performancës, krahas rritjes së efiçiencës së auditit financiar, intensifikim i konsultimeve me Komisionin për Ekonominë, bashkëpunim me ekspertët universitarë dhe akademikë të auditit të financave publike, si dhe me organizata profesionale të kontabilitetit dhe të fushave të tjera të ekonomisë. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte realizimi i sinergjizimit të politikave dhe veprimeve me strukturat e tjera shtetërore të së njëjtës fushë, si me Departamentin e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, me Drejtorinë e Përgjithshme të Auditimit dhe me Drejtorinë e Inspektimit Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave dhe, në veçanti me Prokurorinë e shtetit, duke ruajtur pavarësinë e KLSH, si organi më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar. Kryetari Leskaj nënvizoi faktin se në veprimtarinë e tij, KLSH mund dhe duhet të pasqyrojë pesë parimet kryesore të një qeverisjeje të mirë, si transparenca, përgjegjshmëria, efikasiteti, pjesëmarrja dhe koherenca në veprime. Ndaj, për ta kryer sa më mirë, sipas kryetarit Leskaj, Kontrollit të Lartë të Shtetit mund dhe duhet të realizojë më fuqimisht standardet ndërkombëtare të kontrollit.