Firmosen 5 milion euro për piramidën tek "Skënderbej"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka nënshkruar dje kontratën me qeverinë e Kuvajtit, për fondin prej 5 milion euro, që është vënë në dispozicion prej tyre, për rindërtimin e sheshit "Skënderbej". Kreu i bashkisë Rama, në prani të përfaqësuesit të qeverisë kuvajtiane Ismail Alshati dhe atyre të kompanisë MAK - Albania, si kontraktore për fillimin e zhvillimit të punimeve në sheshin "Skënderbej" e konsideroi këtë kontratë si një përmbyllje të suksesshme të punës që do të bëhet.
Kryebashkiaku Rama në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës u shpreh: "Është një kënaqësi shumë e madhe që edhe procesi i mbylljes së kontratës me kompaninë që do të rindërtojë sheshin "Skënderbej" u krye me sukses. Sot ne themi me plot gojën se puna është gati e përfunduar dhe nga ana tjetër shpresojmë që qeveria nuk do të bëhet më tutje pengesë për çlirimin e fondeve që do të mundësojnë hapjen e Unazës së Vogël, për të mos e kthyer këtë kantier të madh në zemër të Tiranës në një problem për qytetarët dhe për qarkullimin e tyre në kryeqytet".
Por ende nuk është dhënë një përgjigje lidhur me kapërcimin e pengesave që e kanë mbajtur peng rindërtimin e qendrës së kryeqytetit. Ata që vazhdojnë të konsumojnë automjetet dhe të kapërcejnë gropat me ujë në ditët me shi janë vetëm qytetarët e Tiranës. Shefi i bashkisë, Rama që prej një viti ka sulmuar pushtetin qendror dhe vetë kryeministrin se po pengojnë fillimin e punimeve të sheshit për shkak të mosakordimit të fondeve për shpronësimin e pronarëve, banesat dhe pronat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i segmentit të fundit të unazës së vogël. Ndërtimi i saj konsiderohet si strategjik nga drejtuesit e bashkisë për zhvendosjen e trafikut dhe të lëvizjes së këmbësorëve pas fillimit të punimeve për sheshin Skënderbej. Nga ana tjetër, në listën e prishjeve të ndërtesave që prek gjurma përmbyllëse e unazës së vogël është edhe godina e INSIG-ut e privatizuar vetëm pak kohë më parë. Por ndërsa për fondet e shpronësimit përfaqësues të Ministrisë së Transporteve dhe asaj të brendshme janë shprehur se çështja është thuajse e mbyllur pasi fondi nuk është shumë i madh dhe mund të lëvrohet në çdo kohë, problem përbën godina e sigurimeve. Zyrtarisht ministria e Punëve Publike pak kohë më parë ka bërë të ditur se nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje dhe dilema është e madhe për shkak të privatizimit të saj. Punimet në sheshin "Skënderbej" kur të fillojnë, do të kryhen sipas një projekti të hartuar nga studioja belge 51 N4E, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar e organizuar për këtë qëllim, një vit më parë. Ky projekt e ngre në nivel qendrën e sheshit "Skënderbej", në formën e një piramide, nga kulmi i së cilës mund të shihet i gjithë sheshi.